LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohet rreziku i sulmeve kibernetike – Ballkani më i rrezikuari

Dyfishohet rreziku i sulmeve kibernetike – Ballkani më i rrezikuari

Rreziqet e sulmeve kibernetike janë më shumë se dyfishuar në më pak se pesë vjet.

Dhe siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje.

Numri i dobësive të cloud në mbarë botën – që do të thotë pika të dobëta të mundshme në sisteme – u dyfishua në vetëm katër vjet, duke u rritur nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit të X-Force të IBM.


Analiza u krye midis 2019 dhe 2023 duke gjurmuar platforma dhe shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën.

Bosnja, Serbia dhe Shqipëria janë më të rrezikuara në Evropë

Zona më e cenueshme nga sulmet kibernetike duket se është Ballkani sipas hulumtimeve të reja.

Një renditje e përpiluar kohët e fundit nga kompania Kloudle emëroi Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Shqipërinë si vendet më të cenueshme në kontinent ndaj shkeljeve të sigurisë së cloud.

Me një rezultat rreziku prej 71%, më e cenueshme nga të gjithë është Bosnja dhe Hercegovina, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, ka rezultatin më të ulët të gatishmërisë për siguri kibernetike.

Bëhet e ditur se Bosnja pasohet nga Serbia dhe Shqipëria, të cilat kanë një rezultat të përgjithshëm të rrezikut përkatësisht 69% dhe 67%.

Megjithatë, Serbia dhe Shqipëria kanë nivele shumë më të larta gatishmërie.

Britania e Madhe dhe Italia nën sulm

Mbretëria e Bashkuar u rendit e katërta për sa i përket rreziqeve të përgjithshme për shkak të numrit të lartë të sulmeve në dy dekadat e fundit.

Italia është ekonomia tjetër e madhe evropiane e rrezikuar.

“Dobësitë e ekspozuara në vende si Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme”, tha CEO dhe themeluesi i Kloudle, Akash Mahajan.

“Ne duhet t’i japim përparësi edukimit për sigurinë kibernetike dhe të zbatojmë masa të forta për mbrojtjen e të dhënave ndërsa vazhdojmë të mbështetemi më shumë në teknologjitë cloud. Këto përfshijnë auditime të rregullta të sigurisë, programe trajnimi të punonjësve dhe miratimin e teknologjive të avancuara të enkriptimit”, shtoi ai. /Telegrafi/