LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Te Juventusi për jetë? Nuk bëj premtime

Dybala: Te Juventusi për jetë? Nuk bëj premtime

Paulo Dybala ka refuzuar që të premtojë qëndrimin e përjetshëm te Juventusi.

Ai thotë se është nderë për të që të bart fanellën me numrin 10.

Paulo Dybala debutoi me numrin 10 dhe shënoi (Twitter/Squawka)

Por, kur është pyetur se nëse është ai përjetësisht do të qëndrojë te Juventusi, Dybala refuzoi të bëj premtime.


“Nuk dua të bëj premtime, sidomos pasi nuk është në dorën time”.

“Në këtë moment unë nuk po them se ky është viti i fundit. Mendoj se është shumë e rëndësishme e tashmja dhe të fitojmë sa më shumë”.

“Klubi më dha numrin 10 dhe ky është një nderim. Në futbollin modern kurrë nuk i dihet të ardhmes, e shembuj konkret kemi parë këtë verë”, theksoi Dybala.

Ndryshe argjentinasi kaloi nga Palermo te Juventusi në vitin 2015, kurse që nga ajo kohë ka edhe 12 paraqitje për Argjentinën, pa shënuar gol.

Te Juventusi ai në dy sezonet e fundit ka shënuar 42 gola në 78 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori