LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 501 raste të reja me COVID-19, të identifikuara nga kryerja e 1 942 testeve.

Ndërkohë, kanë humbur jetën dy pacientë në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.


Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,

30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,

16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,

10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,

6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,

3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,

2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

Testime totale 139,114

Raste pozitive 24,206

Raste të shëruara 12,092

Raste Aktive 11,555

Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5682

Durrës 980

Fier 916

Korçë 753

Shkodër 645

Elbasan 565

Lezhë 545

Vlorë 506

Berat 326

Kukës 267

Gjirokastër 256

Dibër 114

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori