LAJMI I FUNDIT:

Dy francezë vriten në një sulm rus pranë Khersonit

Dy francezë vriten në një sulm rus pranë Khersonit
Ilustrim

Dy “vullnetarë” francezë u vranë dhe disa persona u plagosën lehtë gjatë një sulmi rus në Berislav, afër Khersonit në Ukrainën jugore, thanë autoritetet lokale.

Vullnetarët e huaj u vranë në sulmin rus në Berislav, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë. Tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë, si dhe një ukrainas”, tha Prokudin, i cili nuk specifikoi funksionet e sakta të vullnetarëve.


Pamjet dramatike tregojnë shpërthime të mëdha në anijen ruse - llogaritet se kanë vdekur 40 marinarë dhe janë shkatërruar qindra raketa
Lexo po ashtu Pamjet dramatike tregojnë shpërthime të mëdha në anijen ruse - llogaritet se kanë vdekur 40 marinarë dhe janë shkatërruar qindra raketa

Në Ukrainë, termi “vullnetarë” përdoret shpesh për t’iu referuar punëtorëve të organizatave humanitare.

Policia njoftoi hapjen e një hetimi për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, raporton reuters.

Berislav, i cili para luftës kishte rreth 12 mijë banorë, ndodhet në bregun verior të lumit Dnipros, afër vijës së frontit. /Telegrafi/