DW: Shtohen shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e negociatave
Komisioni Europian pohon se nuk do të ketë rregulla të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtohet shpresat për hapjen e negociatave.
Shpresat për zhbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Franca, Komisioni i ri Europian dhe Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Europian. Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë sfidash”.
Që Franca po rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave e bëri publike Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020). Presidenti francez deklaroi se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. Në rastin konkret, uniteti dhe suksesi do të realizohen nëse Samiti i Zagrebit ia del mbanë t’u japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një datë për hapjen e negociatave të pranimit.
Fleksibilitet në vend të qëndrimit të prerë bllokues
Gledis Gjipali, Drejtor i “European Movement´- Albania”, me seli në Tiranë, thotë për Dutsche Wellen se deklarata e Presidentit Macron nënkupton arritjen e një konsensusi të gjitha vendeve anëtare të BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Kemi një fleksibilitet në rritje të Presidentit Macron kundrejt vendimit të tij të prerë në tetorin e kaluar, kur bllokoi procesin e zgjerimit deri në reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit. Deklarata e tij për një samit të suksesshëm uniteti nënkupton vullnetin e Francës për të zgjidhur ngërҫin e zgjerimit”, thotë për DW, Gledis Gjipali.
A do të fillojë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut metodologjia e re?
Kjo është pyetja e menjëhershme. Deklarata shpresëdhënëse e Presidentit Macron për rishikim të qëndrimit bllokues të Francës u shoqërua me vlerësimin për ndryshimet e pritshme në metodologjinë e procesit të negociatave. Ai i quajti ato “një parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate” edhe pse ndryshimet e propozuara nga Franca janë pritur ftohtë nga një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE.
Në një propozim drejtuar Komisionit Europin, (KE), në mes të dhjetorit të kaluar, 9 vende anëtare të BE – Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia – i propozojnë KE që “ndryshimet në metodologjinë e procesit të zgjerimit të mos ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
“Propozimi alternativ i 9 vendeve anëtare të BE është një kundërpërgjigje ndaj atij francez që vendos reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit, para marrjes së vendimit për Shqipërinë dhe MV. Në këto kushte, që procesi i hapjes së negociatave të ҫbllokohet, e vetmja rrugë është arritja e një kompromisi. Europa është e bazuar mbi kompromisin,” thotë Gledis Gjipali.
Ursula von der Leyen – Të mbajmë premtimet tona
Shpresat për arritjen e kompromisit në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe MV, me rregullat ekzistuese, janë gjallëruar më tej të premten, (10.01.2020) kur Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, deklaroi në Zagreb, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenković: “Ne nuk duhet të ndryshojmë tani kushtet apo rregullat për Shqipërinë dhe MV. Ne duhet te mbajmë premtimet tona. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret që u kemi kërkuar për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Qëllimi është të sigurojmë Shqipërinë dhe MV se dera është e hapur dhe ato mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit” theksoi ajo.
Propozimi i ri i KE-së
Qartë dhe pa ekuivoke Presidentja e KE ka folur të premten në Zagreb për “një proces paralel rinovimi të metodologjisë me vijimin e procesit me Shqipërinë dhe MV”, qëndrim ky i kundërt me atë të Presidentit francez Macron, që kundërshton hapjen e negociatave për dy vendet përpara reformimit të metodologjisë. Ajo tha gjithashtu se do të propozojë ndryshime “në fillim të vitit” të mënyrës sesi BE skanon vendet që aspirojnë anëtarësimin. Në tetorin e kaluar Franca bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV gjatë 6 mujorit të parë 2020, për të bërë të mundur sipas saj “një shqyrtim të kujdesshëm të zbatimit të ligjit” në dy vendet.
Dr. Entela Komnino, gazetare që trajton çështjet e integrimit europian të Shqipërisë, mendon se deklaratat e fundit të Presidentes së KE flasin për një situatë që po ndryshon në favor të Shqipërisë dhe MV.
”Këto deklarata tregojnë që kompromisi është në rrugë e sipër ose është arritur tanimë. Macron ka marrë atë që kërkoi nga vendet anëtare: rënien dakord për nevojën e reformimin të metodologjisë së procesit të negociatave. Dhe tani vendet anëtare kërkojnë të konsiderohet / të pranohet “po”-ja e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, thotë për DW, Entela Komnino.
KE i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në vitin 2014, pesë vjet pas aplikimit të saj për të qenë vend anëtar i BE./Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova