LAJMI I FUNDIT:

Duke shokuar Unitedin, Tottenhami mbetet në garë për titull (Video)

Duke shokuar Unitedin, Tottenhami mbetet në garë për titull (Video)

Tottenham Hotspur e ka nëpërkëmbur Manchester Unitedin duke e mposhtur me rezultat 3-0 në White Hart Lane.

Skuadra vendase pati rastet më të mira në gjysmën e parë, mirëpo Erik Lamela, Harry Kane e Kyle Walker, dështuan të shënonin.

Djajtë e Kuq nuk u treguan aspak të rrezikshëm në 45 minutat e para dhe në asnjë moment nuk e testuan portierin Hugo Lloris.


Në pjesën e dytë, saktësisht në njëzet minutat e fundit, Spursat e shokuan kundërshtarin. Fillimisht, Dele Alli e zhbllokoi rezultatin (70’), falë asistimit nga Eriksen.

Një harkim në zonë të Lamelas nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Toby Alderweireld për golin e dytë (74’). Dhe vetëm dy minuta më pas, Erik Lamela u bë protagonist (76’), pas asistimit nga Danny Rose.

Tottenhami ruan diferencën prej shtatë pikësh ndaj liderit Leicester Cityt, ndërsa Manchester Unitedi mbetet prapa në garën për një vend në Ligën e Kampionëve (katër pikë prapa Manchester Cityt). /Telegrafi/

1-0: Goli i Dele Alli ndaj Manchester United.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

2-0: Goli i Toby Alderweireld ndaj Manchester Unitedit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

3-0: Edhe Erik Lamela shënon ndaj Manchester Unitedit. Gjashtë minuta tre gola nga Tottenham Hotspur :O

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 10 April 2016

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori