LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini – Drenica: Ndeshja e fundit për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës

Dukagjini – Drenica: Ndeshja e fundit për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës

Dukagjini është nikoqir i Drenicës për takimin që luhet sot (e hënë) në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini e filloi edicionin 2021/22 me barazim 2-2 ndaj Ballkanit, duke treguar se do të jetë një arrë e fortë.


Në anën tjetër edhe Drenica e mbylli sfidën e parë me barazim 1-1, duke marrë një pikë në shtëpi përball Gjilanit.

Padyshim se do të jetë një takim mjaft interesant për t’u ndjekur, duke ditur se të dyja skuadrat luajnë lojë më shumë fizike.

Qëllimi i Dukagjinit dhe Drenicës për këtë sezon do të jetë të plasohen në zonën që nuk i rrezikon të bijën nga liga, por që një plasim më lartë do të ishte i mirëseardhur. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore