LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini dhe Llapi ndajnë pikët në stadiumin “18 Qershori”

Dukagjini dhe Llapi ndajnë pikët në stadiumin “18 Qershori”

Dukagjini dhe Llapi kanë kanë barazuar me rezultat 1-1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në kuadër të xhiros së tretë të Albi Mall Superligë.

Kjo ishte pika e parë për Dukagjini në këtë sezon në Superligë pas dy humbjeve.

Golin për skuadrën e Dukagjinit e shënoi Arbër Shala nga gjuajtja e lirë në minutën e 23-të të ndeshjes.


Shala gjuajti nga distanca fuqishëm e saktë dhe mposhti portierin Ilir Avdyli.

Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa u cilësua për zhurmë nga bankat rezervë me trajnerët protagonist.

Në pjesën e dytë, tre minuta pasi skuadrat u kthyen në fushë pas pushimit, shifrat për Llapin i barazoi sulmuesi Alef Firmino, që shënoi me kokë nga afërsia.

Pas tri ndeshjeve, Dukagjini ka një pikë dhe renditet në vendin e tetë.   Llapi i vendit të dytë ka arkëtuar pesë pikë në tri ndeshje, me dy fitore dhe dy barazime.

Në xhiron e katërt, Dukagjini udhëton te kampioni në fuqi i Superligës, Ballkani, kurse Llapi në shtëpi zhvillon derbin me Dritën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori