Ajo do të nisë turneun e saj shumë të vonuar (shkaku i pandemisë) për të promovuar albumin e saj “Future Nostalgia”.
Dhe Dua Lipa vazhdoi punën e saj rraskapitëse në qarkun promovues teksa doli në New York pas paraqitjes së saj në “The Late Show With Stephen Colbert” të enjten.
Interpretuesja e hitit “Levitating”, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj elegante të trupit në një fustan të zi të shkurtër deri tek gjunjët, teksa po shkonte për në qytet, shkruan DailyMail.
Fustani i saj i zi binte në sy veçanërisht me një front dramatik të zbukuruar me një trëndafil të madh te pjesa e dekoltesë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte veshur gjithashtu një palë çizmet të zeza me taka, teksa shoqërohej nga një anëtar i ekipit të saj që mbante një çadër për t’u siguruar që ajo të mos lagej nga moti i lagësht.
Dua kishte bërë një paraqitje dinjitoze në “The Late Show With Stephen Colbert” përpara turneut të saj të ardhshëm, duke zbuluar gjatë intervistës se ajo mori një telefonatë nga artisti Elton John për ta pyetur nëse do të dëshironte të bashkëpunonte, në një moment që ajo ishte duke pushuar pranë pishinës.
Ajo tha se donte menjëherë t’i thoshte po artistit britanik, por dëgjoi së pari demon e këngës “Cold Heart” para se ajo të angazhohej në realizimin e bashkëpunimit. Pasi kuptoi se kënga kishte elemente nga ‘Rocket Man’, Dua tha se e pranoi menjëherë ofertën.
“’Rocket Man’ është kënga ime lëvizëse”, tha ajo. “Është kënga ime e dushit. Është kënga ime që ia këndoj vetes”, tha Dua.
Moderatori i emisionit, Stephen më pas e pyeti se si ishte të kishte suksesin e saj shpërthyes me albumin “Future Nostalgia”, të cili ne lansoi gjatë pandemisë, me pamundësinë për ta promovuar atë në një turne.
“Kam punuar në këtë album për kaq shumë kohë”, tha ajo. “Isha shumë i apasionuar pas punës për albumin në fjalë. Edhe unë isha shumë krenare për këtë. Ishte një pjesë e punës ku më në fund ndjeva se kisha gjetur besimin tim dhe kush isha në të vërtetë si artiste dhe kompozitore”, theksoi Lipa.
Artistja shqiptare tha se çdo përgjegjësi deri në daljen e muzikës i takon asaj dhe pasi të dalë, nuk është më puna e saj, pasi janë të tjerët ata që vlerësojnë.
Ajo tha se reagimi i njerëzve ishte ‘euforik’ dhe ishte përtej çdo gjëje që ajo mund të kishte shpresuar ndonjëherë.
Stephen tha se kënga e saj “Levitating” ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe e pyeti nëse e ndjente gjatë kompozimit se kjo do të ishte kënga kryesore dhe më e suksesshme e albumit.
“Patjetër që jo”, tha Dua. “Unë kurrë nuk mund të parashikoj se për cilën këngë njerëzit do të reagojnë më mirë, por ‘Levitating’ ishte kënga e parë që ndihmoi të diktonte pjesën tjetër të albumit”.
Stephen e pyeti se kur ishte planifikuar turneu i parë i “Future Nostalgia”, së cilës Dua iu përgjigj duke treguar se ishte prilli i vitit 2020.
Mirëpo duke qenë se pandemia shpërtheu atë vit, Lipa u detyrua ta shtynte për në vitin 2021 por situata me kufizimet vazhdoi edhe pranverën e atij viti. Kështu, përfundimisht turneu “Future Nostalgia” është planifikuar të nisë prillin e këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës