LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa do të sjell pamje të rralla nga jeta e saj në prapaskenat e turneut Future Nostalgia

Dua Lipa do të sjell pamje të rralla nga jeta e saj në prapaskenat e turneut Future Nostalgia

Dua Lipa nuk do të jetë vetëm në prapaskenë kur të nisë turneun e saj “Future Nostalgia” muajin e ardhshëm.

Këngëtarja do të ndiqet nga kamera gjatë 80-të datave të turneut, dhe shërbimet e transmetimit tashmë shpresojnë që pamjet të shndërrohen në një dokumentar.

Ylli i hitit “Don’t Start Now” do të marrë rrugën për të filluar turneun me buxhetin më të madh të karrierës së saj.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo do t’i përfshijë të gjitha në turneun, i cili do të jetë i mbushur me koreografi, veshje të ndryshme, dhe që do të bënte një spektakël në ekran.

Dhe pamjet e xhiruara në prapaskenë mund të japin gjithashtu një vështrim në jetën e saj private, që fansat janë të etur, shkruan The Sun.

“Dua është një nga yjet më të kërkuara në botë për momentin. Të gjithë duan një pjesë të saj. Ekipi i saj është kontaktuar nga kompani të ndryshme të cilat me të vërtetë janë të etur për të marrë një film koncert apo dokumentar me këngëtaren”, tha një burim nga industria e muzikës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Dua është e veçantë për atë që bën dhe nuk do të pajtohet me asgjë me të cilën nuk është e kënaqur. Por ajo ka nënshkruar që të ketë një kameraman në rrugë me të për të kapur gjithçka që ndodhë. Ajo mendon se do të ishte mirë të bënte një dokumentar, por do të duhej të ishte për arsyet e duhura, kështu që ajo thjesht do të shohë se si do të shkojë”, vazhdoi tutje ky burim.

“Ashtu si përgatitja për turneun, ajo ka punuar në albumin e saj të tretë, kështu që qielli është limiti për të tani. Por nëse vendos ta kthejë pamjen në film, ajo mund të bëjë një pasuri sepse çdo shërbim transmetimi do të ishte i etur për ta pasur atë në bord”, tha mes tjera i njëjti burim.

Lady Gaga dhe Shawn Mendes janë ndër këngëtarët që kanë bërë dokumentarë të turneut në prapaskenë për Netflix. Filmi i Gaga-s “Five Foot Two” u publikua në vitin 2017, ndërsa ai I Shawn-it “In Wonder” në 2020.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në maj të vitit të kaluar, Pink ndoqi të njëjtin shembull, duke e publikuar “All I Know So Far” për Amazon Prime.

Dhe Madonna, me të cilën Dua ka bashkëpunuar dhe e përshkroi si frymëzim, realizoi dokumentarin e saj “Truth Or Gux”, i cili u konsiderua novator kur u publikua në 1991.

Për turneun, Dua po punon me të njëjtin ekip që prodhoi koncertin e saj mbresëlënës të transmetimit të drejtpërdrejtë të “Studio 2054” në nëntor 2020.

Ai u shikua nga rreth dy milionë njerëz dhe mori komente të mira, kështu që nuk kam dyshim se  shfaqjet e ardhshme do të jenë edhe më mbresëlënëse.

Turneu i saj “Future Nostalgia” do të fillojë në Miami më 9 shkurt, pothuajse dy vjet më vonë se sa ishte planifikuar, për shkak të pandemisë.

Performancat e Duas në Brits dhe Grammy vitet e fundit kanë dëshmuar se ajo është një nga artistet më të mira aktualisht në botë.

Kështu që fansat padyshim presin gjëra të mëdha kur turneu më në fund të arrijë në Britani më 15 prill. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Magazina
Kalo në kategori