LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shfaqet me stil të çuditshëm rrugëve të Milanos

Dua Lipa shfaqet me stil të çuditshëm rrugëve të Milanos

Emra të famshëm botërorë kanë udhëtuar këto ditë drejt Mlanos për Javën e Modës atje.

Dhe Dua Lipa u sigurua që ajo ishte në mesin e tyre ndërsa shëtiste nëpër qytetin italian të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një triko të gjelbër për fëmijë me grafitë të ndryshme dhe xhinse të gjera për një shëtitje të relaksuar.


Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë atlete ngjyrë blu dhe të bardhë dhe një çantë shumëngjyrëshe, ndërsa në vesh mbante një palë vathë të mëdhenj prej ari.

Bukuroshja zeshkane i kishte lidhur flokët e saj të errëta në stilin bistek.

Ylli me prejardhje nga Kosova u sigurua që të vendoste sigurinë në radhë të parë, pasi ajo kishte vënë një maskë rozë në fytyrë ndërsa dilte jashtë.

Ndërsa nuk kalon kohë duke bërë muzikë ose duke marrë pjesë në javë të ndryshme të modës, Dua ka qenë e zënë edhe me xhirimet e filmit të ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

Xhirimet për filmin e Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar.

Dua do të luajë së bashku me: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin me yje, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores Ellie Conway. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori