LAJMI I FUNDIT:

Drita pësoi humbjen e parë pas 11 muajve: E kemi ditur se një ditë do të humbim

Drita pësoi humbjen e parë pas 11 muajve: E kemi ditur se një ditë do të humbim

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nga Gjilani pësoi humbjen e parë në Superligën e futbollit në Kosovë pas 11 muajve.

Humbjen e fundit gjilanasit e kishin ndaj Lirisë në Prizren.

Por në javën e dytë të edicionit të ri, kampioni në fuqi i Kosovës pësoi humbje befasuese ndaj Flamurtarit 1-3.


Kryeqytetasit kësisoj u konfirmuan si mace e zezë për Dritën pasi edhe në edicionin e kaluar kishin arritur t’i ndalnin gjilanasit me dy barazime.

Pas humbjes së pësuar, klubi bardh e kaltër ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook. /Telegrafi/

Reagimi i plotë nga Drita:

Sot po mbajmë stërvitjen e parë pas ndeshjes së djeshme.

Kryetrajneri së bashku me stafin e tij kanë analizuar lojën dhe mangësitë që na përcjellën në ndeshjen e fundit.

Të gjithë e kemi ditur që një ditë do të humbim një lojë. Skuadra ka nevojë për përkrahje, kokën lart dhe me këmbë në tokë të hyjmë në secilën ndeshje.
E kemi humbur një betejë por lufta vazhdon, lufta do të jetë e gjatë.

Këta djem janë ata që shkruajtën histori, realizuan ëndrra, gëzuan qindra tifozë të futbollit me paraqitjet në arenën ndërkombëtare.
Janë ata që sollën në qytetin tonë trofe, që sakrifikuan dhe që e dinë mirë se sa rëndë peshon fanella e klubit tonë.

Këta djem meritojnë respekt dhe përkrahje. Intelektualët e vërtetë i kanë qëndruar besnik ekipit gjithmonë. Si në ditë të vështira ashtu edhe në ato të mira.

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

Arne Slot emëron tre lojtarë që nuk do të përfitojnë nga periudha e pushimit

Premier League
Kalo në kategori