LAJMI I FUNDIT:

‘Driblon’ Ronaldo, vendos të qëndroj te Reali (Foto)

‘Driblon’ Ronaldo, vendos të qëndroj te Reali (Foto)

Cristiano Ronaldo ka befasuar me vendimin e tij, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje në parim për të qëndruar te Real Madridi, edhe përkundër shumë lajmeve për largimin e tij.

Ylli portugez dhe udhëheqësit e Real Madridit kanë mbajtur tashmë një kontakt të parë. Ishte menjëherë pas Kupës së Konfederatave, pas eliminimit të Portugalisë nga Kili, kur lojtari thirri drejtuesit e Real Madridit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, në atë bisedë, Cristiano Ronaldo mohoi të ketë thënë se dëshiron të largohet nga Real Madrid, por në një darkë të kombëtares portugeze pranoi se është shumë i mërzitur nga situata që po jeton lidhur me hetimet nga Agjencia Tatimore, përcjell Telegrafi.


Ronaldo gjithashtu nuk e kupton publikimin e mediumit A Bola, ku thuhej se Cristiano iu ka thënë edhe shokëve të skuadrës se dëshironte të largohej nga Real Madrid.

Cristiano ndjehet i trajtuar si një delikuent, por ai dhe presidenti i Mbretërve do të përballen me njëri-tjetrin javën e ardhshme për të mbyllur përfundimisht këtë çështje që filloi me Konfederata dhe përfundoi me këtë turne.

Pas publikimeve për largim, CR7 filloi të kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi dhe PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Përfaqësuesja e Kosovës
Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Premier League
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori