LAJMI I FUNDIT:

Drenica dhe Llapi luajnë për tri pikë, formacionet zyrtare

Drenica dhe Llapi luajnë për tri pikë, formacionet zyrtare

Drenica dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshëm për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Sami Sermaxhajt vjen nga një fitore e madhe ndaj Ballkanit dhe synon ta vazhdojë serinë dhe të ikë nga zona e rrezikshme e tabelës.


Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka dy humbje radhazi dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive pasi në të kundërt do të rrezikonte seriozisht rënien nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë shumë ndryshime në formacionet titullare.

Drenica: Ymeri; Lushtaku, Bejta, Gjoni, Qaqi; Rapo, Ramadani, Elshani; Denisson, Zabergja, Uka;  

Llapi: Ajeti; Musa, Monin, Krasniqi, Hossari; Al.Ramadani, Zeqiri, Zhdrella; Aliu, Hyseni, Sava;

/Telegrafi/