LAJMI I FUNDIT:

Drenasi, test për zgjedhjet parlamentare

Drenasi, test për zgjedhjet parlamentare

Pas gjashtë muajve pasi që ka marrë “timonin” e partisë më të madhe në vend(PDK), Kadri Veseli do t’i nënshtrohet testit të parë nga qytetarët në një komunë të vogël të Kosovës, Drenas.

Veseli i ka mobilizuar të gjitha strukturat partiake për ta rifituar Drenasin, komunë kjo që vazhdimisht është qeverisur nga PDK-ja, pasi që rezultati i këtyre zgjedhjeve, nga vetë drejtuesit e këtij subjekti politik po shihet si pasqyrë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat përflitet se do të mbahen në pranverën e ardhshme, shkruan gazeta ‘Zeri’.


Prandaj, Drenasi po llogaritet si një lloj matësi i fuqisë aktuale të PDK-së.

“Kryetari Kadri Veseli ka urdhëruar të gjithë anëtarët e Kryesisë së Partisë që të kenë vëmendjen në zgjedhjet e Drenasit, pasi që janë një test për ne dhe partinë. Në qoftë se e humbin, apo eventualisht shkojmë në balotazh, atëherë Isa Mustafa dhe LDK-ja mund të kërkojnë zgjedhje parlamentare të parakohshme, meqë llogarit në humbje të elektoratit të PDK-së”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda PDK-së.

Frika e PDK-së nga humbja e Drenasit

Ditëve të fundit janë parë shumë ministra e deputetë të PDK-së në Qeveri të cilët kanë vizituar Drenasin dhe kanë dalë në terren bashkë me kandidatin për kryetar të PDK-së, Ramiz Lladrovcin. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori