LAJMI I FUNDIT:

Drenas, tragjedi në familjen Berisha

Drenas, tragjedi në familjen Berisha

Tre persona të familjes Berisha, nga Vasileva e Drenasit, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë ku jetonin. Dy fëmijë të kësaj familjeje janë duke u trajtuar në QKUK, për shkak të djegieve që kanë pësuar. Jeta e tyre nuk është në rrezik.

Togeri i Policisë së Kosovës në Drenas, Femhmi Hoti, ka konfirmuar për “Kosovapress” vdekjen e tre personave.

Zyrtarë të QKUK-së kanë njoftuar se fëmijët kanë pësuar vetëm djegie të lehta trupore.


Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa dyshohet se shkaktarë ishte shpërthimi i një bombole gazi. /Telegrafi/