LAJMI I FUNDIT:

Dren Deva nga Mitrovica shkoi si refugjatë në SHBA, sot është biznesmen i suksesshëm (Video)

Dren Deva nga Mitrovica shkoi si refugjatë në SHBA, sot është biznesmen i suksesshëm (Video)

Dren Deva ka migruar në SHBA si refugjat, kurse ai sot është një nga biznesmenët më të suksesshëm atje.

Lufta e vitit 1999 detyroi shumë familje të emigrojnë jashtë trojeve shqiptare, e njëra ndër to ishte edhe familja Deva nga Mitrovica.


Sot kjo familje është integruar mirë në SHBA, ku edhe ushtrojnë aktivitetet e tyre biznesore.

Dren Deva që është njëri ndër anëtarët e familjes Deva, rrëfen për RTV Dukagjinin këtë rrugëtim të jetës.

“Gjatë luftës së fundit kemi emigruar në SHBA si refugjatë dhe kemi filluar procedurat. Fatmirësisht kemi pasur disa familjarë atje. Tezja e babait ka jetuar atje nga vitet e ’60-ta, na ka pritë dhe na ka sistemuar atje. Për prindërit nuk ka qenë e lehtë edhe për shkak të moshës”, rrëfen Dreni.

Ai tregon se si shkollimi i tij ndikoi të fillojë të merret me biznes.

“Me biznes kam filluar të merrem në moshë të re. Kam filluar si distributor i kanaleve televizive satelitore nga Ballkani. Më pas me disa shokë kemi krijuar një platformë IPTV që merret me kanalet televizive të Ballkanit”.

“Sot kemi 45 punëtor që shërbejnë në platformën tonë”, tha ai përcjell Telegrafi.

Dreni tregon më pas se atij i lindi ideja për një supermarket online në SHBA dhe tashmë kjo platformë funksionon suksesshëm.

Ai edhe pse jeton dhe vepron prej 20 vitesh në SHBA thotë se është i lidhur mjaft me Kosovën.

“Në Kosovë është jeta më e mirë sepse ke kohe për gjithçka ndërsa atje jeta është më dinamike”, thotë Dreni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori