LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Shërbimit Korrektues: Faton Hajrizi është larguar pas orës një të mesnatës

Drejtori i Shërbimit Korrektues: Faton Hajrizi është larguar pas orës një të mesnatës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismal Dibrani ka thënë se Faton Hajrizi është larguar pas orës një të mesnatës së 6 korrikut të këtij viti.

Dibrani në Tv Dukagjini nuk ka shpalosur detaje të tjera për mënyrën se si ka ikur apo si ka arritur që të arratisur, me arsyetimin se “janë duke u zhvilluar hetimet” nga organet kompetente, qoftë të brendshme apo dhe nga Policia e institucionet e tjera.

“Pas orës 1 të mëngjesit. Krejt çka mundemi me diskutu është se institucionet e sigurisë po hetojnë rastin. Normalisht Qendrat Korrektuese të tipit të hapur nuk kanë grila të shumta. Rrethoja e oborrit është pa grila. Dritaret janë pa grila. Mënyra e vendosjes së largimit të tij është çështje pas hetimeve”, deklaroi Dibrani.


Dibrani po ashtu shtoi se janë në procedura hetimore “se ku po qëndron përgjegjësia”.

Ish-drejtori i SHKK: Ishte për t'u habitur se si Faton Hajrizi me mbi shtatë vite burg u transferua nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekonicë
Lexo po ashtu Ish-drejtori i SHKK: Ishte për t'u habitur se si Faton Hajrizi me mbi shtatë vite burg u transferua nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekonicë

Ndryshe, Dibrani ka sqaruar edhe detajet se si lejohet vizita e të burgosurve në vikend tek familja nga paneli që kryeson nga Zyrtari për Punë Sociale, Siguri, Udhëheqësi i Pavijonit, e pastaj tek zëvendësdrejtori i Burgut.

“Lejimin për vizitë në familje është i autoritetit të drejtorit të burgut, pas vlerësimit nga zyrtarët  për Punë Sociale, nga zyrtari për Siguri, nga udhëheqësi i pavijonit, nga udhëheqësi për programin ndër-hetime, që udhëhiqet nga Zëvendësdrejtori i Burgut. Ky panel i rekomandon drejtorit të Institucionit, i cili vendos për të liruar në vikend me familje. Në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë dhe në tippet e hapura kemi të burgosur që janë të angazhuar në punë jashtë institucioneve korrektuese. Ditën janë në punë e natën kthehen në vuajtje” shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori