LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Eliminimi i mjegullës në Aeroportin e Prishtinës, mund të largohet përfundimisht me një investim nga qeveria e Kosovës. Ky investim ka të bëjë me zgjatjen e pistës se aterrimeve. Kështu ka thënë drejtori gjeneral i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk. Ai ka treguar se aktualisht janë duke e bërë të pamundurën për të realizuar fluturimet nga ky aeroport.

“Pista e aeroportit është 2650 metra e gjatë dhe i takon kategorisë ISL II. Sipas rregulloreve të ICAO-s nëse vizibiliteti është me pak se 300 metra aeroplanët nuk mund te aterojnë ne aeroportin tonë”, ka thënë ai.


“Mediat kanë përcjellë qasjen e zhvillimit te aeroportit ne lidhje me zgjatjen e pistës e cila është ne interes te dyanshëm dhe te gjitha autoritetet relevante aeronautike janë pajtuar qe kjo piste te zgjatet dhe te avancohet nga ana teknologjike me një zëvendësim te ri te pajisjeve teknologjike e cila do të lejonte aeroplanët te aterojnë deri ne 50m vizibilitet. (kategoria ISL III B)”, ka thënë Kokturk.

Ai ka treguar se për shkak te lokacionit te aeroportit çdo vit ballafaqohen me problemin e vizibilitetit sidomos ne stinën e vjeshtës dhe dimrit. “Ne jemi duke bërë me të mirën e mundshme për të ndihmuar udhëtarët tanë dhe në të gjithë e dimë se kjo është shqetësuese për udhëtarët tanë sidomos ne stinën e dimrit”.

“Vetëm nëse bëhet një zhvillim në piste përndryshe ne do të kemi probleme të tilla të vizibilitetit edhe në vitet që do të vijnë. Deri më tani Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e tyre për ketë projekt por jemi duke pritur të themi ‘dritën e gjelbër’ nga ana e tyre për të filluar këtë zhvillim dhe deri më tani kemi bërë edhe studimet për këtë”, thotë drejtori Haldun Firat Kokturk.

“Ne si Aeroport jemi të sigurt se Qeveria e Kosovës do të ndërmarr masat e nevojshme si masa preventive sa me shpejt që është e mundur në mënyrë që të evitoj humbje financiare edhe në të ardhmen”, theksoi Kokturk . /Gazeta Express/Telegrafi/