LAJMI I FUNDIT:

Drama pёr funeralin e Helmut Kohlit

Drama pёr funeralin e Helmut Kohlit

Duke nisur qysh nga lista e referuesve nё funeral (mё 1 korrik) e deri tek vendi i funeralit apo fijet e vjetra familjare – duket se vdekja e Helmut Kohlit po hap mё shumё plagё nё vend qё tё nderohet trashёgimia e tij.

Njё ikonё politike qё ka ndёrruar jetё, njё vejushё e re, fёmijё tё distancuar, mbrojtёs kontradiktorё dhe njё luftё pёr tё drejtёn e interpretimit dhe trashёgiminё – tё gjitha duket sikur tё kenё dalё nga pena e njё drame shekspiriane: Pёr t’i bёrё nderimet e fundit ish-kancelarit tё vdekur Helmut Kohl ka plasur grindja me shumё ngarkesё politike dhe emocionale.


Nga njёra anё ёshtё “vajza e tij”, siҁ e quante dikur Kohli – Angela Merkelin – njё marrёdhёnie, qё sot citohet shpesh, sepse ajo konsiderohet si mishёrimi i raporteve tё vёshtira mes tё dyve.

Merkel dhe Kohl, njё marrёdhёnie e ndёrlikuar

“Kjo vajzё” –  sot kancelarja e Gjermanisё dhe kryetarja e partisё sё tij kristiandemokrate (CDU) – nuk duhet tё flasё nё ceremoninё e pёrmortshme, njoftonte revista “Der Spiegel”.

Raporti mes Merkelit dhe ish-kancelarit pas tёrheqjes sё tij nga politika nё vitin 2002 u ftoh ndjeshёm. Me fjalёn e saj nё valёn e aferёs sё donacioneve tё CDU-sё, se “me veprimet e pranuara nga Kohl ai e ka dёmtuar partinё”, nisi edhe fundi i epokёs sё Kohlit, thonё sot analistёt. Vetёm pak mё pas kёsaj Merkel mori pёrsipёr kryesinё e partisё dhe mё vonё u bё kancelarja e parё e RFGJ-sё.

Ndonёse ajo e vizitoi atё me rastin e 80 vjetorit nё vitin 2010 dhe e falёnderoi atё publikisht pёr meritat e tij, pa tё cilat “jeta e miliona njerёzve si edhe e imja deri nё 1990 nё RDGJ, do tё kishte marrё njё rrjedhё krejt tjetёr”, Kohl nuk ia fali kurrё asaj. I njohur pёr kryeneҁёsinё e tij, sipas sё vesё sё tij, ai disa herё e ka refuzuar propozimin qё Merkeli tё mbajё fjalim nё varrimin e tij.

Maike Kohl-Richter, administratorja e trashёgimisё

Nuk ka qenё ky vendimi i vetёm i Maike Kohl-Rihter qё ka tёrhequr vёmendjen e opinionit  duke folur nё emёr tё bashkёshortit tё saj lidhur me funeralin publik tё ish-kancelarit. 34 vjet mё e re se burri i saj, ajo e pat njohur Helmut Kohlin nё vitet e fundit tё qeverisjes sё tij nё zyrёn e kancelarisё.

Udhёtimi i fundit i Kohlit

Çifti u martua mё 2008 pak vjet pas vdekjes sё gruas sё parё tё Kohlit, Hannelore. Kurorёzimi u zhvillua jashtё rrethit familjar dhe me dёshmitarё sipёrmarrёsin e mediave Leo Kirch dhe ish-shefin e gazetёs Bild, Kai Diekmann. Qё pas njё aksidenti para disa vjetёsh, Kohl mbeti i lidhur pas karrikes sё invalidit dhe nuk ishte nё gjendje tё fliste. Kёsisoj nё emёr tё tij fliste bashkёshortja, e cila interpretonte dhe mbronte interesat e tij.

Kohl-Richter dhe Merkel – njёra mbrojtёse e interpretimit tё trashёgimisё sё tij politike, dhe tjetra pasuese, restauratore dhe arkitekte e njё politike, themelet e sё cilёs janё suksesi i tij mё i madh, ribashkimi.

Nё kёtё matje forcash me politikёn gjermane duket se Kohl-Richter ka humbur. Merkel lejohet nё rolin e saj si kryetare e qeverisё tё flasё nё ceremoni, nё tё cilёn do tё mbajnё fjalim edhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, presidenti i Francёs Emmanuel Macron dhe ish-presidenti i SHBA-sё, Bill Clinton.

Varrim nё tokё neutrale

Edhe pёrzgjedhja e vendit tё varrimit shkaktoi habi: si i pari kancelar i Gjermanisё Kohlit, nё vend tё njё ceremonie shtetёrore tradicionale nё Gjermani, do t’i bёhen nderet e fundit mё 1 korrik pёrmes njё ceremonie europiane. Ky funeral deri mё sot unikal ka pёr qёllim tё nxjerrё nё pah meritat e tij pёr njё Europё tё bashkuar, nga ribashkimi i Gjermanisё e deri tek pёrpjekjet e tij pёr integrimin europian dhe themelimin e Unionit Monetar.

Nё vend tё varrit familjar pranё gruas sё tij tё parё tё vdekur, trupi i Kohlit pas ceremonisё sё pёrmortshme nё Strazburg do tё dёrgohet nё katedralen e Speyerit dhe do tё varroset nё varrezёn pranё saj.

Megjithatё pёrzgjedhja e Speyerit nuk ёshtё fare rastёsi, sepse ai ndodhet pranё qytetit tё tij Ludvigshafen dhe Kohl ka pasur njё raport tё mirё me katedralen. Kёtu ai u nderua me njё ceremoni tё posaҁme mё 1998 pasi u tёrhoq si kancelar. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori