LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani, thotë dhëndrri i tij

Donnarumma kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani, thotë dhëndrri i tij

Dhëndrri i Gianluigi Donnarummas me këmbëngulje ka deklaruar se portieri kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani, por ka fajësuar Rossonerët për stuhinë mediatike.

Carmine Paoletti e ka quajtur Milanin “klub palaqosh” në Instagram në vazhdën e kritikave ndaj Donnarummas për refuzim të renovimit të kontratës.

Sidoqoftë, dhëndrri i Donnarummas ka sqaruar shpërthimin et ij në Instagram, të cilin ai e ka fshirë, duke thënë se ishte emocion i momentit.


“Gigio kujdeset shumë për Milanin. Nëse klubi është i hapur për dialog, unë nuk shoh ndonjë arsye pse të ndërpritet kontrata”.

“Mendoj se dashuria i tejkalon të gjitha, por nevojiten dy njerëz për të luajtur tangon. Kritika ime në Instagram për Milanin nuk e di pse ka pasur aq shumë peshë”.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Ishte reagim instinktiv pas sulmeve të mëdha ndaj tij. E kam parë atë duke luajtur si fëmijë, e kam parë atë duke qarë nga kënaqësia që po luan në Serie A për klubin e zemrës dhe tash e shoh se ai po ndihet keq”.

“E vërteta është se Donnarumma kurrë nuk ka kërkuar të largohet nga Milani. Ai thjesht ka kërkuar kohë që të vendosë për të ardhmen pasi ka dashur të fokusohet në kombëtaren italiane”.

“Ishte Milani që atij i ka dhënë ultimatum, ata dëshiruan një zgjidhje të menjëherëshme. Nga ai moment filloi gjithçka në media. Unë e di sigurisht se ai kurrë nuk ka kërkuar nga Raiola që të flasë me klubet tjera. Ai thjesht e sheh të ardhmen e vet te Milani”, deklaroi dhëndrri i Donnarummas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori