LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma kritikohet nga profesorët, i la provimet dhe shkoi në Ibiza

Donnarumma kritikohet nga profesorët, i la provimet dhe shkoi në Ibiza

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është duke u akuzuar nga sistemi arsimor italian për mungesë të respektit pasi dështoi që të merrte pjesë në provimet e tij të fundit.

Donnarumma ishte lënë jashtë provimeve në institutin e kontabilitetit Leonardo Da Vinci Vigevano për shkak të Kampionatit Evropian U-21, por i ri aranzhoi ato për një afat tjetër.

Megjithatë, ai zgjodhi që të shkonte për pushime në Ibiza dhe nuk iu përmbajt orarit të caktuar me profesorët, e për këtë ka reaguar presidentja komisionit të provimeve i cili e cilësoi veprimin e Donnarummas si mosrespekt.


“Kjo sjellje reprezenton një mungesë serioze të respektit për shkollën, komisionin dhe studentët tjerë të përfshirë në këto provime”.

“Zotëri Donnarumma ka kërkuar që t’i jepet kohë shtesë për provimet. Ministria e Arsimit tenton t’i enkurajojë ata që janë në sport, por që duan të vazhdojnë të studiojnë”.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Në rastin e Donnarummas ishte konsideruar se pjesëmarrja e tij në Kampionatin Evropian U-21 ishte arsye e qëndrueshme për kërkesën e tij”.

“Natyrisht, kjo e ka ngadalësuar punën e tij. Provimet ishin pezulluar për të në mënyrë që ta përkrahim për testet e shkruara. Sidoqoftë, Donnarumma preferoi të shkonte në pushime në Ibiza me të dashurën e tij”.

“Unë them se përpos Donnarummas ishin edhe 57 kandidatë të tjerë, disa prej të cilëve kishin probleme serioze”.

“Ata iu nënshtruan provimeve ët tyre. Ndoshta ata do të kalojnë provimet, ndoshta jo, por në këtë rast ata i kanë përmbushur obligimet. Askush nuk e ka detyruar Donnarumman që t’i nënshtrohej provimeve në kohën kur ai ka qenë në angazhim me kombëtaren”.

“Do të doja të dija a i është kujtuar atij se ka pasur provim me shkrim një ditë pasi shkoi në Ibiza?”, ka thënë presidentja e komisionit të provimeve, profesor Elda Frojo.

Ky ësht zhvillimi më i fundit kontrovers për Donnarumman, i cili mbetet subjekt i spekulimeve të medieve pasi refuzoi të nënshkruante rinovimin me Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori