LAJMI I FUNDIT:

Donatori i veshkës, dashnor i gruas

Donatori i veshkës, dashnor i gruas

Johnit nga Singapori një veshkë ia ka shpëtuar jetën, por njëkohësisht edhe ia ka rrënuar atë. Pas transplantimit, ai kishte zbuluar se donatori i veshkës është në fakt dashnori i gruas së tij, ndërsa më pas ka kuptuar se i biri i tij, në fakt është i biri i tjetërkujt...

John kishte qenë në dializë dhe me barëra. Bashkëshortja e tij Jill i kishte thënë se një mik i ngushtë i saj, Peter, dëshiron t’ia dhurojë veshkën, ndërsa Johni ishte gëzuar shumë. Kishte menduar se pas operimit, jeta e tij do të ndryshonte për të mirë, por fatkeqësisht ndodhi e kundërta…

Dy muaj pas operimit John ka zbuluar se donatori i tij, në fakt është dashnori i gruas së tij, ndërsa më pas kishte zbuluar se nuk është baba biologjik i të birit.

Ai ka vendosur t’i jep fund bashkëshortësisë, pasi mendon se të pasurit dy baba për birin e tij do të mund të ishte gjë konfuze – ndërsa Peter pohon se sërish do t’i ndihmonte Johnit, sepse – sipas tij – “është gjë e mrekullueshme t’ia shpëtosh jetën dikujt”. /Telegrafi/