LAJMI I FUNDIT:

Domethënia e “Kumanovës”

Domethënia e “Kumanovës”

Nuk ka kaluar shumë kohë nga tragjedia politike, etnike e shtetërore e Kumanovës. Tashmë dihet zhvillimi i ngjarjeve. Dihen gjithashtu edhe komentet, vlerësimet dhe pikëpyetjet e ngritura rreth tyre. Porm ende nuk dihet e vërteta (ndoshta është shpejt për t’u gjetur) dhe ca më tepër, pse u transferua me aq urgjencë skena e konfliktit dramatik, nga një qytet periferik në kryeqendrën e shtetit, në Shkup. Si u bë e mundur që vetëm pas dy-tri ditësh nga barbaria e forcave qeveritare ndaj shtetasve të vet të etnisë shqiptare, dolën së bashku në protestë shqiptarë e maqedonas, para selisë së Qeverisë?

Stabiliteti politik në çdo shtet ruhet përmes forcimit të ekulibrave politikë, etnikë, socialë etj. Shteti maqedonas prishi dukshëm dy ekulibra; ekulibrin politik dhe atë etnik. Gruevski, që me sa duket ishte projektuesi dhe urdhëruesi i këtij skenari, ka menduar që konflikti me karakter etnik mes maqedonasve dhe shqiptarëve do të ndikonte pozitivisht për reflektimin dhe afrimin e opozitës së majtë maqedonase. Por nuk ndodhi kështu. Qëndrimet e kundërta që u manifestuan në vazhdimësi midis opozitës dhe mazhorancës, e ngrinë konfliktin brenda vendit, duke e shndërruar atë në shqetësim të debatuar ndërkombëtarisht.


Rreth zhvillimeve më të fundit në Republikën fqinje të Maqedonisë u angazhuan menjëherë zyrtarisht krerët e diplomacisë të Shkupit, Tiranës, Prishtinës, Beogradit si dhe Brukseli, Moska, Sofja, SHBA-ja etj. Hamendjet, akuzat e ndërsjellta, ku ndërthurreshin arsyet etnike, politike madje dhe gjeostrategjike, zunë vend ndjeshëm në mediet e shkruara dhe ato elektronike. Në përballje, propaganda zyrtare amplifikoi konfliktin etnik shqiptaro-maqedonas, si të nxitur nga ideja për “Shqipërinë e Madhe”, e cila, e lindur dhe e propaganduar historikisht nga Serbia, u përdor njëherësh nga Beogradi, që nxitoi të denonconte “rrezikun destabilizues” të Shqipërisë së Madhe dhe të përforconte kufirin e vet me Maqedoninë, për ruajtjen e stabilitetit në Rajon.

Ministri i Jashtëm i Rusisë u deklarua për një skenar ndarjeje të Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Bullgaria iu kundërpërgjigj menjëherë, BE-ja përballi Gruevskin dhe Zaevin, SHBA-ja e rrëzoi me argumente deklarimin e Lavrovit. E kam të vështirë të jap ndonjë mendim konkret, por mund të them se Kumanova është një sebep, jo një arsye, që Serbia t’i tregojë Gruevskit varësinë e pashmangshme nga Beogradi, i cili ka mjetet dhe mundësinë ta shndërrojë Maqedoninë në një organizëm shtetëror boshnjak. Kjo nuk është arsye, sepse diplomacia me përvojë serbe e di mirë se një lëvizje për shkëputje të territoreve shqiptare nga shteti maqedon, kurrësesi nuk do fillonte nga Kumanova, por do të fillonte nga Dibra e Struga për të mbërritur te qyteti më lindor shqiptar. Tragjedia e Kumanovës është një ngjarje e paralajmëruar me nismën dhe kontributin e Shkupit, pa përjashtuar edhe ndonjë ndihmesë të Beogradit.

Në këto zhvillime Serbia mund të ketë pasur dëshirë, por nuk ka pasur dhe nuk ka realisht mundësi për të qënë protagoniste. Ballkani Perëndimor nuk ka qënë kurrë, nuk është dhe nuk ka rrezik të shndërrohet në një Lindje e Mesme të Evropës. Mbështetja, kujdesi, ndihma dhe vëmendja e demokracive euroatlantike për krijimin dhe konsolidimin e shtetit tonë të rimbështetja e dukshme e tyre në mbrojtje dhe në fuqizim të faktorit shqiptar në rajon; reagimi i menjëhershëm për hetim dhe gjykim tragjedisë Kumanovë përbëjnë pak nga argumentet që përjashtojnë mundësinë e shndërrimit të Ballkanit Perëndimor në një “Lindje të Mesme”.

Ballkani në fillim të shekullit XX u etiketua botërisht si “fuçi baruti”, jo vetëm për dy luftërat ballkanike, por sepse u bë sebep për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Ballkani ka qenë dhe do të mbetet në vëmendjen e dominancës politike e ushtarake botërore. Stabilitetin e gadishullit nuk mund ta kërcënojë kurrë shteti i ri i Kosovës. Nuk mund ta kërcënojë as krijesa e fantazisë me orgjinë anti- shqiptare për Shqipërinë e Madhe dhe as ndonjë prej shteteve ballkanike. Por, kam bindjen se asnjë shtet ballkanik, qoftë ose jo anëtar i NATO-s apo BE-së, nuk ka as dhe mundësinë formale të destabilizojë rajonin. Ballkani aspiron dhe pret inkuadrimin e të gjithëve në NATO dhe në BE.

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori