LAJMI I FUNDIT:

Dollari arrin nivelin më të lartë për një javë

Dollari arrin nivelin më të lartë për një javë

Dollari arriti nivelin më të lartë për një javë ndaj euros, duke u larguar nga nivelet shumë të ulëta që kishte arritur. Kjo pas lajmeve se bankat e investimit në SHBA do ti bëjnë ballë humbjeve në tregun e kredive.

Monedha amerikane është rritur ndaj yenit pasi Citigroup Inc, banka më e madhe në SHBA, raportoi fitime më të mëdha se sa pritej. Paundi ka rënë pas spekulimeve se qeveria Angleze do të rrisë koston e huamarrjes.

Dollari është tregtuar për 1.5811 ndaj euros nga 1.5863 që këmbehej ditën e djeshme.

Paundi ka rënë deri në 79.28 pencë ndaj euros, nga 79.16 që këmbehej dje.


“Në treg ekzsiton besimi se kushtet do të stabilizohen”, tha Derek Halpenny, shef i këmbimit në një bankë në Londër.

“Kjo i jep një shtysë dollarit”.

Çmimi më i ulët i naftës i jep shtysë monedhës së gjelbër kundrejt euros. Nafta ka rënë shumë me më shumë se 14 dollarë për barrel që prej datës 11 Korrik.

Kursi i këmbimit euro- dollar dhe çmimi i naftës kanë lëvizur në të njëjtin drejtim në 90% të rasteve gjatë viteve të kaluara.