LAJMI I FUNDIT:

Doktoron në moshën 93-vjeçare

Doktoron në moshën 93-vjeçare

Një italiane e quajtur Adriana Jannilli, e lindur në vitin 1916, kohë më parë ka mbrojtur doktoraturën, ndërsa pas doktoraturës ka regjistruar fakultetin e kriminalistikës, bën të ditur revista gjermane Der Spiegel.

Doktoresha më e vjetër në botë, disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur me sukses në fushën e dhunës ndaj grave.

Mentori i saj, Alessandro Bondi, profesor në Universitetin e Urbinit, për nga mosha ka mundur të jetë nip i saj. Ndërsa Jannilli ka marrë notën më të mirë të mundshme.

Jurisprudenca është fakulteti i tretë me radhë të cilin e ka përfunduar Jannilli, por duket se nuk do të jetë edhe i fundit – ngase ajo tashmë është studente e kriminalistikës. /Telegrafi/