LAJMI I FUNDIT:

Doganierët serbë në veri kthehen në vendet e punës

Doganierët serbë në veri kthehen në vendet e punës

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna dhe Ambasadorin Norvegjez në Kosovë, Ian Braathu, në një konferencë të përbashkët njoftuan lidhur me rikthimin në vendet e punës të ish-punonjësve nga pjesa veriore në Doganën e Kosovës.

Ministrja Tahiri me këtë rast theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë procesin e rikthimit në vendet e punës të punonjësve serbë të pjesës veriore të vendit në Doganën e Kosovës, proces ky që u realizua me sukses sot kur këta punonjës nënshkruan kontratat e punës me Doganën e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës sërish dëshmoi përkushtimin për politika integruese për komunitetet dhe në veçanti të serbëve të asaj pjese ,që për arsye të njohura nuk ishin të gatshëm për këtë proces” potencoi ministrja Tahiri.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, i njoftoi mediat lidhur me procesin, kthimin e të gjithë punonjësve serbë nga pjesa veriore e vendit të cilët për shkaqe të njohura kanë braktisur punën në vitin 2008. Ai tha se Dogana e Kosovës ka mirëpritur kërkesën e këtyre oficerëve doganor që të rikthehen në vendet dhe procesi i rikthimit është bërë në bazë të Ligjeve të Kosovës. Sot janë nënshkruar 20 kontrata dhe 4 kontrata tjera priten të nënshkruhen në ditët në vijim, për arsye që 4 ish punonjës mungonin fizikisht sot e të cilët kanë kaluar të gjitha fazat e verifikimeve.

“Jam takuar me këtë punonjës sot pas nënshkrimit të kontratave dhe ju kam uruar mirëseardhje dhe punë të mbara” theksoi drejtori Rafuna.

Ambasadori Ian Braathu theksoi se ky proces rikthimi i punonjësve të Doganës tregon gatishmërinë dhe vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin edhe të serbëve të veriut, dhe u shpreh i lumtur që Ambasada e Norvegjisë i dha mbështetje projektit të dialogut mes institucioneve dhe qytetarëve të pjesës veriore të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë dialog dhe shpresojmë në ri-integrim edhe në sektorë tjerë. Dua të shpreh vlerësimet e larta për Ministren Tahiri e cila mori pjesë në këtë dialog gjatë gjithë vitit 2014 dhe ky sukses sot është një konfirmim i rëndësisë së vazhdimit të dialogut mes Qeverisë dhe qytetarëve” theksoi ambasadori Braathu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori