LAJMI I FUNDIT:

Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut – organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut – organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Serbe, Milorad Dodik, u gjend në një situatë të pakëndshme në Jerusalemin Perëndimor.

Ai u përpoq të ulej pranë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një konference mbi antisemitizmin që po mbahet në Jerusalem.

Siç shihet në një video, organizatorët e konferencës e larguan atë nga ai vend pak çaste më vonë.


Ndërkohë, Dodik u detyrua të largohej nga konferenca pasi u publikua informacioni mbi lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar ndaj tij për shkak të refuzimit për t’iu përgjigjur thirrjeve të Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës në rastin “grushti i shtetit”, raportoi gazeta izraelite Israel Hayom.

Dodik pranon se nuk ishte i mirëpritur në konferencën e Jerusalemit
Lexo po ashtu Dodik pranon se nuk ishte i mirëpritur në konferencën e Jerusalemit

Ai mori pjesë në konferencë me organizimin e ministrit izraelit për diasporën dhe antisemitizmin, Amichai Chikli, kur u publikua informacioni mbi urdhrin e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar.

“Zyrtarët izraelitë e informuan Dodikun se ai nuk ishte i mirëpritur, duke i kërkuar atij të largohej nga ambientet së bashku me eskortën e tij”, raportoi Israel Hayom, gjë që u konfirmua edhe nga vetë Dodik në një intervistë për gazetën Jerusalem Post.

Gjykata shtetërore e Bosnjës njoftoi gjithashtu se një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar për Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të Republikës Serbe, i cili kishte udhëtuar në Serbi, por që atëherë është kthyer në Bosnje.

Urdhëresat i janë përcjellë Interpolit, thuhet në deklaratën e gjykatës me Dodik që i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Kriza aktuale konsiderohet më e rënda që nga lufta e viteve 1990 dhe kërcënon Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund Luftës së Bosnjës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia publikon pamjet e para të ushtarëve të Koresë së Veriut në territorin e saj

Rusia publikon pamjet e para të ushtarëve të Koresë së Veriut në territorin e saj

Evropa
Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Azia
Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë

Evropa
Ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali shkaktojnë probleme me rrjetet e metrosë, semaforët dhe bankomatët

Ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali shkaktojnë probleme me rrjetet e metrosë, semaforët dhe bankomatët

Evropa
I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

Evropa
Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e

Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e "rritjes së paprecedent të shpenzimeve ushtarake në botë"

Botë
Kalo në kategori