LAJMI I FUNDIT:

Do të kthehet ‘Renault 5’ (Foto)

Do të kthehet ‘Renault 5’ (Foto)

Renaulti është duke krijuar një version të ri të veturës së famshme, Renault 5. Modeli i famshëm i kompanisë franceze, që u krijua gjatë viteve 1972 – 1996, do të rikthehet në treg si veturë krejtësisht e re përkrah Clios së ardhshme.

ren1

AutoExpress ka publikuar disa fotografi të prototipit të kësaj veture, që tregojnë se modeli i ri është i bazuar në konceptin Value Up, transmeton koha.net.


Me vetëm 830 kilogramë kjo veturë pritet të vijë me motor 1.0 litër me tre cilindra.

Koncepti i ri është më i madh se Twingo, por më i vogël se Clio. Renault 5 i ri pritet të emetojë 100 g/km dyoksid të karbonit.

ren2

Vetura e re e Renaultit pritet të ketë më shumë teknologji brenda në krahasim me Clion e re. Besohet se kabina e brendshme do të ketë dy ekrane 7-inç LCD, që do të jenë të pajisura me sistemin e Google, Android Auto, dhe atë të Apple, Car Play.

Projekti për këtë veturë është në fazën e hershme të konstruktimit. Nëse do t’i jepet ngjyra e gjelbër për prodhim, atëherë kjo veturë qyteti nuk pritet të vijë para vitit 2018.