LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi që i dha një flakaresh presidentit francez, pritet të dënohet me 18 muaj burg

Djaloshi që i dha një flakaresh presidentit francez, pritet të dënohet me 18 muaj burg

Prokuroria po kërkon 18 muaj burg për francezin që goditi me shuplakë presidentin francez, Emmanuel Macronin.

Zyra e prokurorit në Valence, ka kërkuar 18 muaj burg për Damien Tarelin, i cili pranoi se ka goditur me shuplakë presidentin francez dy ditë më parë gjatë vizitës së tij në departamentin Drome.

Kjo shuplakë, “plotësisht e papranueshme”, “është dhunë e qëllimshme”, tha një zëdhënës i ministrisë, raporton theguardian.


Macron për shuplakën që mori nga qytetari: Kur budallallëku bëhet dhunë, nuk është e pranueshme
Lexo po ashtu Macron për shuplakën që mori nga qytetari: Kur budallallëku bëhet dhunë, nuk është e pranueshme

Tarel akuzohet për sulm ndaj një zyrtari publik, për të cilin mund të marrë një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro.

Sulmi ndaj Macronit tronditi Francën dhe u dënua nga të gjitha partitë politike. Macron tha se ishte një incident i izoluar dhe se dhuna dhe urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë.

Goditi me shuplakë Emmanuel Macronin - disa orë para ngjarjes, djaloshi kishte dhënë një intervistë për mediat franceze
Lexo po ashtu Goditi me shuplakë Emmanuel Macronin - disa orë para ngjarjes, djaloshi kishte dhënë një intervistë për mediat franceze

Djaloshi 28-vjeçar i papunë tha gjatë marrjes në pyetje se ishte i afërt me “Jelekët e Verdhë” anti-qeveritarë, një lëvizje që tronditi presidencën e Macronit dhe se ka bindje politike ultra të djathta.

Macron ishte duke vizituar Drome për të parë “vendin që merr frymë” pas pandemisë, më pak se një vit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Amerika
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Amerika
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor

Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor

Amerika
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

Amerika
Kalo në kategori