LAJMI I FUNDIT:

“Djali i topit” që u bë i famshëm për veprimin e tij kundër Barcelonës shpërblehet nga Liverpooli, nënshkruan kontratën e tij të parë profesionale

“Djali i topit” që u bë i famshëm për veprimin e tij kundër Barcelonës shpërblehet nga Liverpooli, nënshkruan kontratën e tij të parë profesionale

Oakley Cannonier, djali i cili mori famë pasi ua dha shpejtë topin lojtarëve të Liverpoolit në fitoren e famshme 4-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin nga Anfield.

Sulmuesi 17-vjeçar, i cili u bashkua si një lojtar i U-12 nga Leeds, u vlerësua për veprimin e tij të shpejtë në hedhjen e një topi për Trent Alexander-Arnold që lejoi mbrojtësin të kapte Barçën në habi në një këndore duke pasuar për Divock Origi dhe Reds përmbysen një deficit 3-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale më 2019.

Goli i Origit ishte i katërti për Liverpoolin atë natë dhe i dërgoi ata në finalen e turneut, të cilin ata e fituan 2-0 kundër Tottenham Hotspur.


Triumfi i Reds i atribuohet edhe tifozit të njohur, Oakley Cannonier, i cili u vlerësua lartë edhe pas ndeshjes nga lojtarët e Liverpoolit, por edhe të tjerët.

Është raportuar se Cannonierit u tha nga klubi para ndeshjes që të sigurohej që topat të hidheshin shpejt te lojtarët e Liverpoolit në çdo ndërprerje.

Cannonier, i cili ka përfaqësuar Anglinë në nivelin e të rinjve, kishte vitin e tij të parë me U-18 sezonin e kaluar dhe shënoi golin e fundit në një ndeshje të Reds të luajtur në ish-terrenin e klubit Melëood në fitoren e nëntorit ndaj Leeds.

Tani, klubi nga Anfield e ka shpërblyer djaloshin duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori