LAJMI I FUNDIT:

Ditë të zeza për KEK-un

Ditë të zeza për KEK-un

Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), nuk po i përshtate asnjë stinë për të prodhuar energji elektrike. Dimrit blloqet e dy termocentraleve shpesh zhyten në avari. Gjatë dimrit arsyetimi i drejtuesve të Korporatës energjetike zakonisht është ulja e temperaturave.

Por blloqet nuk po i rezistojnë as temperaturave të verës. Vendi u zhyt në kolaps energjetik edhe tani. Kjo situatë duket se do ta vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Edmond Nulleshi, Drejtor i Shërbimit në Korporatën Energjetike të Kosovës ka thënë se telashet për prodhim të energjisë elektrike po vinë për shkak të vjetërsisë së termocentraleve, të cilat sipas tij nuk po mund ta përballojnë edhe nxehtin e kohëve të fundit.


“Duhet te jemi te vetëdijshëm se njësitë gjeneruese te Termocentralit ‘Kosova B’ kanë moshën mbi 35 vjeçare përderisa ato të Termocentralit ‘Kosova A’ mbi 40 vjeçare. Për këtë arsye, proceset e operimit të njësive në fjalë, janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme, për sa i përket angazhimeve që kërkohen. Kushtet atmosferike të nxehtësisë ekstreme që janë duke mbretëruar e vështirësojnë edhe me tepër situatën për sa i përket operimit dhe intervenimit dhe që shkaktojnë limitime të natyrshme të fuqisë së këtyre njësive”, ka thënë ai.

Nulleshi ka treguar se aktualisht KEK-u është duke prodhuar mbi 500 MWh/h energji elektrike nga dy njësi të TC “Kosova B”. Derisa, sipas tij në TC “Kosova A”, ekipet janë duke punuar pandërprerë në tejkalimin e situatës së krijuar, duke bërë përpjekje që njësia A4 të kthehet në punë.

“Duke marr parasysh këtë dhe të gjitha rrethanat në të cilat gjendemi, mund të deklarojmë se, për sa i përket KEK-ut jemi duke u ballafaquar me vështirësi momentale të natyrës se përkohshme të cilin besojmë se do të tejkalohen shumë shpejt. Ndryshe, për sa i përket problemeve të furnizimit të konsumatorëve me energji, kemi të bëjmë me dobësi të sektorit të energjisë në përgjithësi, ku KEK është vetëm një nga aktoret e tij”, është shprehur Nulleshi.

E, situatën e krijuar nuk po e arsyeton fare eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu. Ai ka thënë se rruga më e shkurt për të dal nga kriza energjetike është rindërtimi i TC “Kosova A”, edhe atë brenda 8 viteve, që do të prodhonte 800 megavat. Derisa, thotë se as Termocentrali “Kosova e Re” nuk është shpëtim.

“Me ‘Kosovën e Re’ hiq se hiq, sepse nëse fillon vitin e ardhshëm duhet 8 vjet të ndërtohet, prandaj shikoni ku kemi ardhur. Unë mendoj që ‘Kosova A’ duhet të rindërtohet, ajo është shpëtimi i Kosovës dhe nuk ka alternativ tjetër, rindërtimi i ‘Kosovës A’, që shkon hap pas hapi, por për 6 vite fitohen 815 megavat të ri, për 30 vitet e ardhshme. Pa ‘Kosovën A’ të rindërtuar, do të jetë e veshtirë”, ka thënë Kurshumliu.

Ai tregon se në energjetik gjërat duhet të parashihen. “…prej 1984 kur është ndërtuar, asnjë objekt energjetik në Kosovë nuk është ndërtuar. Ato të vjetrat janë shumë të amortizuara sepse kanë shumë vjet punë. Kjo krizë është e pritshme”, ka thënë ai.

Kurse, përfaqësues të kompanisë së furnizimit, KESCO kanë thënë se në këto çaste, situata e furnizimit me energji elektrike është më e keqe se vitin e kaluar, kur së paku një njësi ishte aktive në TC “Kosova A”.

Si pasojë, sipas tyre energjia e gatshme në treg është e limituar dhe shumë e kushtueshme. “Edhe pse jo obligim i KESCO-s, ne jemi duke importuar energjinë që është e disponueshme në treg me çmim shtatë herë më të shtrenjtë (130 euro për megavat) për të tejkaluar më lehtë situatën e shkaktuar nga prishjet e paplanifikuara në KEK. Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe nuk mund të jetë e qëndrueshme për kohë të gjatë”, ka thënë Guri Shkodra zyrtar për informim në KESCO.

Sipas bilancit energjetik gjatë gjithë muajit korrik në KEK duhej të ishin aktive dy njësi të “Kosovës A” dhe dy njësi të “Kosovës B”. Kurse, tani siç kanë thënë në KESCO, në KEK janë aktive vetëm dy njësi të “Kosovës B” me kapacitet të limituar të prodhimit dhe të ndryshueshëm nga ora në orë, deri sa konsumi në orët e pikut është diku rreth 750 megavat. (Prodhimi në vend është vetëm 460 – 500 megavat).
“Ne do të vazhdojmë me importimin e gjithë energjisë së gatshme në treg pa marrë parasysh çmimin për të plotësuar kërkesën e konsumatorëve, por një proces i tillë është i vështirë për t’u realizuar marrë parasysh kushtet klimatike dhe kapacitetet e limituara të gatshme. Shpresojmë që KEK do të rifillojë gjenerimin sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Shkodra. /Telegrafi/Gazeta Fjala/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori