LAJMI I FUNDIT:

Dita e Tokës, MMPHI: Zero tolerancë ndaj gjithë atyre që degradojnë mjedisin

Dita e Tokës, MMPHI: Zero tolerancë ndaj gjithë atyre që degradojnë mjedisin

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar vendimin për themelimin e Task Forcës për të mbrojtur ambientin në vend. Ministri i MMPH, Liburn Aliu ka theksuar se ky veprim do të bëjë reduktimin e mbeturinave të plastikës.

“Sot kemi nënshkruar vendimin për themelimin e Task-Forcës së gjelbër, i cili është veprim i rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e mjedisit në vendit tonë.Kjo Task- Forcë po krijohet si një strukturë e veçantë dhe e përkohshme në MMPHI dhe do të merret me përmirësimin e nivelit të mbrojtjes për lumenjtë, për reduktimin e mbeturinave të plastikës, përmirësimin dhe menaxhimin e parqeve kombëtare dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër degradimit mjedisor.

Kemi më se një muaj që përgatitemi për themelimin e kësaj Task-Force dhe sot pas nënshkrimit të këtij vendimi presim që brenda javës të mbajmë mbledhjen që do të miratohet edhe agjenda e veprimeve konkrete, e cila do të fillojë menjëherë. Muaji maj do jetë i ngjeshur me aktivitete në të cilat do të përfshihen inspektoratet e këtyre ministrive, Policia e Kosovës, dhe do të ndermirën masa konkrete kundër degradueseve gjithandej në vendin tonë”, tha Aliu.


Zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka ka bërë të ditur se kjo Task-Forcë do të mbrojë lumenjtë dhe parqet kombëtare dhe do të reduktojë mbetjet plastike.

“Objektivat e Task-Forcës do të jenë në mbrojtje të lumenjve, parqeve kombëtare dhe reduktimin e mbeturinave të plastikes, pra, ndalimin e gurëthyeseve ilegal, ndalimin e aktiviteteve ilegale në parqet kombëtare, veçanërisht në zonat strikte dhe intervenimi në këto zona, po ashtu, në zvogëlimin e mbeturinave të qeseve të plastikes do të shtojmë kontrollet dhe inspektimet tek prodhuesit e qeseve të plastikës, identifikimi e deponive ilegale dhe trajtimin e tyre në bashkëpunim me komunat përkatëse. “Me një fjalë do të kemi zero tolerancë ndaj gjithë atyre që degradojnë mjedisin”, tha Raka.

Në anën tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Jasip Krasniqi, tha se krijimi i kësaj Task-Force është një mundësi shtesë për ngritjen e parandalimit dhe kontrollit në një nivel më të lartë në bashkëpunim me institucionet tjera.

“Krijimin e Task-Forcës e shohim si një mundësi shtesë që me bashkëveprim me institucionet tjera ta ngrisim në nivel më të lartë parandalimin e këtyre fenomeneve që kanë të bëjnë me klimën mjedisore”, tha Krasniqi.

Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori