LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjes: Fitorja ndaj Gjeorgjisë një domosdoshmëri për Shqipërinë

Dita e ndeshjes: Fitorja ndaj Gjeorgjisë një domosdoshmëri për Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndaj Gjeorgjisë në udhëtim në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e cila do të nis me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Mikheil Meskhi’ në Tbilisi ka një rëndësi të madhe për kuqezinjtë.

Pas dy humbjeve radhazi, të besuarit e Sylvinhos do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur ‘gjallë’ shpresat për kualifikim nga grupi si lider.


Në përballjen e fundit mes këtyre dy kombëtareve e cila u zhvillua në ‘Air Albania’, djemtë tanë ishin të pafat dhe humbën minimalisht me rezultat 1-0.

Momentalisht Shqipëria numëron tri pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë teksa grupin e udhëheq pikërisht Gjeorgjia me gjashtë sosh aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e këtij muaji për Shqipërinë ndërsa ata do të rikthehen në aksion sërish gjatë nëntorit me dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori