LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit për formimin e Qeverisë

Dita e fundit për formimin e Qeverisë

Mandatari Nikolla Gruevski, njëherit edhe kryetar i OBRM-PDUKM-së parti e cila në zgjedhjet e fundit fitoi 51 mandate sot (deri në mesnatë) e ka afatin e fundit për të formuar shumicë parlamentare me të cilën do të votonte përbërjen e re qeveritare. Nga ajo që dihet zyrtarisht, Nikolla Gruevski, ka realizuar vetëm një takim me kandidatin potencial për Qeverinë e re, Ali Ahmetin, dhe siç thonë të dy, takimi ka qenë në frymën e analizës së rezultateve zgjedhore dhe nuk është biseduar për Qeverinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zbulohen detaje nga takimi i zyrtarëve të BDI-së dhe LSDM-së
Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga takimi i zyrtarëve të BDI-së dhe LSDM-së

BDI-ja tashmë për dy ditë me rradhë po zhvillon takime brenda partiake për të vendosur se a do të koalicionojnë me OBRM-PDUKM-në, por akoma nuk kanë arritur të nxjerrin një vendim përfundimtar. Jozyrtarisht mësohet se ditën e djeshme disa nënkryetarë të BDI-së kanë biseduar edhe me LSDM-në, ndërsa pritet që mbledhje brenda BDI-së të vazhdojë edhe sot.

Kjo është deklarata e Ahmetit pas mbledhjes (Video)
Lexo po ashtu Kjo është deklarata e Ahmetit pas mbledhjes (Video)

Ndryshe, nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrin të krijojë shumicë parlamentare, sipas Kushtetutës së Maqedonisë presidenti duhet që mandatin t’ia dorëzojë partisë së dytë me më shumë mandate nga zgjedhjet e fundit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori