LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi, zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Distria Krasniqi, zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar çmimin e më të mirës në botë në sportin e xhudos për vitin 2021.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.

Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), të nominuarit nga Kosova u zgjodhën më të mirët në kategoritë e tyre.


Driton Kuka, zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo
Lexo po ashtu Driton Kuka, zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

Fillimisht Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, ndërsa pas tij edhe Distria Krasniqi fitoi shumicën e votave në garën për xhudisten më të mirë në botë.

Kështu, xhudistja pejane, Distria Krasniqi zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021, shkruan Telegrafi.

Distria Krasniqi në këtë garë arriti të mposht emra si Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait.

Ndryshe, Distria ishte e jashtëzakonshme këtë vit duke fituar medaljen e artë olimpike, ndërsa të artën e fitoi edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori