LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për investimet e Arabisë Saudite në Kosovë

Diskutohet për investimet e Arabisë Saudite në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në takimin me Këshillin e Odave Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe rreth investimeve e projekteve potenciale, që mund të bëhen në vendin tonë, përcjell Telegrafi.

Sipas Haradinajt, sjelljet e investimeve të huaja janë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike.

“Në takim me Këshillin e Odave Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite, biseduam për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe rreth investimeve e projekteve potenciale, që mund të bëhen në vendin tonë. Prurjet e investimeve të huaja janë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike. Kosova, ka krijuar tashmë klimë të volitshme investuese dhe si destinacion atraktiv, ofron mundësi të shumta për investimin e kapitalit të huaj”, është shprehur Haradinaj përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/