LAJMI I FUNDIT:

Diskursi mbi globalizimin

"Mendo globalisht, e vepro lokalisht"

1. Çështja e përkufizimit dhe dilemat


Siç kemi theksuar në shkrimet e mëhershme përkitazi me definimin e natyrës së globalizimit nëpër fushat dhe lëmit e ndryshme të jetës publike të shoqërisë bashkëkohore, si edhe përkitazi me mënyrën marramendëse të futjes së këtij diskursi në sferën e politikës, shkencës e sidomos ekonomisë dhe kulturës, ku po arrinë të ndryshojë çdo gjë përreth jetës së njerëzve dhe shoqërive të sotme edhe në shkrim, pak a shumë do të bëjmë përpjekje të vëmë në spikamë dallimet terminologjike rreth këtij diskursi. Në fakt, do theksuar që paradigma e globalizimit për shumicën e sociologëve dhe studijuesve tjerë të lëmive të ndryshme, sot ka arritur t’i tejkalojë të gjitha debatet e mëhershme, ngaqë ka arritur aq shumë të familjarizohet me jetën e përditshme të njerëzve (interneti, mobili, kompjuteri, etj.) dhe shoqërive në cilin do cep të botës, saqë ka filluar të lejë gjurmë të pashlyeshme në perceptimet e tyre mbi jetën dhe organizimin e jetës së tyre brenda suazave të reja zhvillimore.

Kuptohet që ky trend i ushtrimit të infeksionit me këtë proces apo dukuri të re të paparë gjer tani, nuk është i intensitetit të njëjtë dhe i masës së njëjtë. Gjë që lë për t’u kuptuar se globalizimi heshtazi dhe butësisht i “kolonizon” njerëzit dhe shoqëritë mu për shkak të atraksionit dhe elokuencës së re që ai ofron si alternativë për mënyrën e vjetër të: punës, qasjes zhvillimore, se edhe lehtësirave tjera që pasojnë si produkt i zhvillimit të industrisë teknologjike, sot në botë.

2. Kur filluan të përdoren këto terma në kulturën shkencore?

Mund të themi që ky koncept ka filluar të përdoret në komunikimin publik ku edhe pretendon të zërë vend me rëndësi në diskursin politik, pastaj në terminologjinë ekonomike dhe së fundi në rrjedhat e artit dhe kulturës botërore. Imponimi i tij në këto sfera shkon aq larg sa shumica e njerëzve nga miljet e mësipërme atë e trajtojnë si një ide udhëheqëse, duke besuar në atë se ajo paraqet çelësin kyç të shumë problemeve që e brengosin sot njerëzimin.

Në anën tjetër, po ashtu kemi një diskurs tjetër fare, i cili është i prirë që ketë fenomen të ri ta kundërshtoje me të gjitha mjetet e mundshme, duke projektuar në të një pretekst ideal për ta penguar procesin e zhvillimit dhe përparimit të demokracisë neoliberale. Të tillët kanë përshtypje se globalizimi edhe si projekt e edhe si ide prodhon dhe do të prodhojë edhe në të ardhmen pabarazi të tilla ekstreme, ku të pasurit do të pasurohen gjithnjë e me shumë, kurse të varfrit do të varfërohen po ashtu gjithnjë e me shumë.

Fjalët, apo sinonimet që sot më së shumti përdoren në literaturën sociologjike, atë politike e sidomos atë kulturore dh padyshim ekonomike janë: globalizim, globalitet dhe globalizëm.

Vetë fakti që këto terme apo koncepte që pa diktueshëm kanë filluar të futen edhe në zhargonin sidomos të politikanëve (e me pak ekonomistëve(!) në vend që të jetë e kundërta!) tanë, dëshmon shkallën e (mos)njohjes së përdorimit të këtij koncepti në përditshmërinë tonë.

Në të vërtetë, një konceptim i këtillë, do thoshim triadik i këtij nocioni apo termi gjithnjë e me shumë po vihet në pikëpyetje, gjersa ndryshimi i tyre vetëm sa i zgjeron kornizat teorike për analizën dhe interpretimin e lëvizjeve globale shoqërore sot në botë. Nëse do të bënim përpjekje për t’i ranguar interpretimet sociologjike mbi këto tri botëkuptime, pa mëdyshje do të mund të konstatonim se sot fjala apo nocioni globalizim është koncepti më i gjerë, fjala globalizëm e mesme, gjersa, globalitet më e gjera.

3. Çka është globaliteti, globalizmi., e çka globalizimi?

Globaliteti, në të vërtetë, do të thoshim ka të bëjë më shumë me shkallën e arritjes se globalizmit, kurse globalizmi është nocion dinamik që është duke e tejkaluar shkallën e ndërvarësisë të cilën e prejudikon globalizmi dhe i cili përfshin edhe ato procese që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po identifikohen si antiglobaliste, por që kanë kornizë globale.

Globalizmi, në fakt nëse nisemi nga analiza e vokacionit që ai asocion ka të bëjë me diskurset që ndërlidhën me ideologjinë dhe tendencën e dominimit botërorë. Sepse, në vetë vete ngërthen peshën dhe synimin për t’u ngritur në nivel të një botëkuptimi apo doktrine me përmasa botërore, siq ishin kapitalizmi, fashizmi dhe komunizmi. E themi kështu, për shkak se ai për të mbijetuar sfidën e kohës, sipas përvojave të ideologjive të mësipërme patjetër i duhet mbulesa doktrinare që sot është bërë një objekt i diskutimeve jo vetëm akademike, por kisha me thënë (sidomos kohëve të fundit!) edhe tyreve politike, ushtarake e në veçanti ekonomike e kulturore.

Në literaturën e bollakshme, ne sot mund të hasim interpretime të shumta përkatësisht ndërrim tezash kur është në pyetje përkushtimi rreth përkufizimit dhe perceptimit të globalizmit dhe globalizimit

Kurse globalizimi, pra mund të themi se konsiston në faktin që njeriu i rëndomtë të fitojë një përshtypje dhe shumë më shumë një perceptim individual se shoqëritë dhe shtetet apo vendet për rreth tij jetojnë në një ambient shoqëror, kisha me thënë me përmasa planetare, pra në një civilizim dhe kulturë të përbashkët për të gjithë njerëzit e botës, ku asnjë vend, asnjë shtet nuk do të mund të mbijetojë po qe se izolohet dhe pretendon të ruajë veçantitë e veta përmes ekskluzivitetit të izolimit. Korniza e qëndrimit që individi përmes përshtypjes se vetëm ai është zotërues dhe kompetent për të përkufizuar rrethine e vetë ekskluziv, bën që ky qëndrim dhe kjo përshtypje e tij njëherit personale (e më vonë edhe kolektive) të ndikojë në shtrirjen apo globalitetin e globalizmit.

4. Botëkuptimi sociologjik i globalizmit

Globalizmi të shumtën e rasteve në literaturën e sotme sociologjike anticipohet më tepër si një lloj projekti, përkatësisht (lirisht mund të themi edhe) një lloj ideologjie e re, apo edhe një lloj sistemi i ri vlerorë i cili u imponohet shoqërive të reja të mileniumit të ri me qëllim të masivizimit të tij deri në procesin tjetër të identifikuar si globalizim. Në të vërtetë, kur përmendim këtë nocion mund të themi se formohet përshtypja se lirshëm jemi kah aludojmë në një vizion apo një horizont të ri i cili pa kurrfar pardoni tenton që ligjshmëritë e tregut botëror, pastaj perceptimet rreth punës dhe sidomos kapitalit t’i zëvendësojë me norma dhe sistem të ri vleror dhe civilizues.

Globalizmi, do të thoshim, tërësisht imponohet me natyrën e tij ekonomike që e prodhon sistemi i kapitalizmit neoliberal. Imanuel Wallerstein, kur flet për ketë proces të shndërrimit prej globalizmit në globalizim, aludon në krijimin e një sistemi të ri me përmasa botërore, ku sipas të cilit tentohet të vihen themelet e forme të vetme qeverisëse me një qendër të vetme dhe me periferinë. Ku edhe qendra e edhe perifieria përkufizohen me kufijtë, strukturat, rregullat, etj. që në fund të fundit e kanë kuptimin e siç thotë ai vetë: “Ndarjes së punëve mes shteteve të botës”.

Një tendence të cilën duhet vënë në pah kur përmendet koncepti dhe fenomen i globalizimit, pa mëdyshje është ai i universalizmit apo homogjenitetit, që po ashtu mëtojnë të aludojnë në një strukturë komplementare të zhvillimit dhe unifikimit të diskurseve: politike, ekonomike dhe atyre juridike, në një të ardhme të afërt. Po ashtu, do shpjeguar edhe një distingsion i cili rrallë apo fare pak hetohet kur është fjala për përdorimin apo keqinterpretimin e këtij koncepti në jetën e përditshme dhe në literaturën shkencore. Fjala është për distingsionin mes fenomenit të globalizimit dhe intensifikimit të raporteve ndërshtetërore në planin global, që identifikohet më tepër si internacionalizim. Së pari do të ishte mirë të analizojmë fenomenin i cili vërtet është në një ekspansion të vërtet zhvillimor.

5. Sa botëkuptime aq përkufizime për globalizmin

Shumica e njerëzve sot, e besa edhe e atyre që tentojnë apo pretendojnë profesionalisht të merren me këtë fenomen, as që mundohen të japin ndonjë definim të caktuar lidhur me të. Arsyet janë të shumta, por ajo që është kryesore në këtë kontekst janë kryesisht ndryshimet e shpejta që janë duke u bërë në të gjitha dimensionet: ekonomike, politike, juridike, jetësore e sociale. Disa nga këta njerëz, në jetën e të cilëve përditshmëria e globalizimit ka hyrë vetvetiu pa i pyetur fort ata nëse janë pro apo kundër, flasin pa përtesë për tipin e globalizimit të ashtuquajtur teorik. Kurse disa të tjerë flasin për procesin global të definuar përmes shkallëve të ndryshme zhvillimore.

Në të vërtetë, nëse do të mundoheshim që pak a shumë ta përthekojmë me dioptrinë sociologjike këtë proces dhe këtë fenomen të perceptuar kësisoj, atëherë do të thoshim se me globalizim kryesisht do të nënkuptonim zhvillimin e pandalshëm (jo edhe euforik! por do të thosha- sistematik) të teknologjisë komunikuese, transportit, informimit marramendës, rreth e përqark botës, për të cilin askush nuk ka ide se kah jemi duke shkuar, apo më mirë, nuk ka pajtime lidhur me këtë trupëzim tonin si shoqëri të reja bashkëkohore!

Sot, bie fjala, çdo ngjarje e cila ndodh p.sh. në Irak , Afganistan apo në Siri, me shpejtësi marramendëse shpërndahet nga Karaçi e deri në Kajro. Një shembull i mirë ilustrativ i tendencës së globalizimit do të thoshim është p.sh. Lufta virtuale në Irak, përmes së cilës me miliona njerëz kanë mundur ta përcjellin invazionin amerikan atje nga CNN-i! Diskursi i globalizimit në shek. XX do të mund të identifikohej edhe si strategji e “pushtimit të tokave të premtuara” në Lindje, ku një numër i konsiderueshëm i sociologëve këtë pjesë të zhvillimit apo emancipimit të shoqërisë njerëzore mundohen ta identifikojnë si etapë fillestare të procesit të globalizimit. Në esencë, shikuar nga ky këndvështrim, procesi i globalizimit dhe përgjithësisht fenomeni i quajtur globalizim nuk na del si diçka që po ndodh sot, apo diç që do të ndodhë në mënyrë të patjetërsueshme në të ardhmen, ashtu siç janë të prirur shumica e njerëzve ta interpretojnë a definojnë.

Në të vërtetë, si proces, globalizimi paraqet një thellësi historike, ndërsa si teori një fenomen të ri të cilit nuk mundet më t’i iket. Procesi i globalizimit sot nuk duhet të konsiderohet si diçka që është jashtë dhe pavarësisht neve vetë, por diçka që është identifikuar si proces i shpejtuar, i cili është duke marrë krahë në të gjitha dimensionet e veta, para së gjithash ekonomike, politike, dhe kulturore. Do thënë që, sikurse edhe me procesin e globalizimit ashtu edhe me atë të modernizmit (e tash edhe të postmodernizmit) nuk ka pajtime lidhur me definimin e këtij fenomeni. Shkaqet, do thoshim, janë me tepër të natyrës së kompleksivitetit të vetë fenomenit apo procesit që i mëvehtëson në vetvete, si edhe në qasjet edhe të vetë multidimesionalitetit të shpjegimit të tij nga këndvështrime dhe dioptri të ndryshme.

Për mendimin tonë, ky proces apo ky fenomen që sidomos viteve të fundit është bërë arenë e shumë debateve akademike, do të mund të akceptohej nga disa këndvështrime, variant dhe nën variant shkencore, publicistike, juridike, ekonomike, etj.

Në javë ne ardhshme do të mundohemi më detajisht të bëjmë një përmbledhje aktuale të trendit të këtij diskursi në nivele akademike botërore, pa pasur qëllimin të identifikohemi me ndonjërin nga to.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Kalo në kategori