LAJMI I FUNDIT:

Disa subjekte rrezikojnë të mbesin pa këshilltarë në përbërjen e re të Këshillit të Tetovës

Disa subjekte rrezikojnë të mbesin pa këshilltarë në përbërjen e re të Këshillit të Tetovës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet që janë mbajtur sot në tre komuna në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndërkohë në konferencë për shtyp ka folur shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani i cili ka shpallur fitoren në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë. Kurse BDI, me kryetarin Ali Ahmeti ka thënë se për ta është i rëndësishëm procesi dhe funksionimi i këshillit.

Ndërkohë, sipas rezultateve PDSH, ASH dhe Alternativa rrezikojnë të kenë këshilltarë në përbërjen e re të Këshillit të Tetovës.


“Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46 është refuzuar 1”, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Vendvotimet janë hapur dhe mbyllur sipas rregullit dhe në kohë të caktuar. Gjatë procesit nuk janë paraqitur probleme gjatë procesit të votimit. Të drejtë vote kanë pasur 84.072 qytetarë të komunës së Tetovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori