LAJMI I FUNDIT:

Disa nga pikat kryesore: Të gjitha ato që Joe Biden i tha në konferencën e tij të parë presidenciale për shtyp

Disa nga pikat kryesore: Të gjitha ato që Joe Biden i tha në konferencën e tij të parë presidenciale për shtyp

Gazetarët të enjten i kanë bërë pyetje presidentit amerikan, Joe Biden, për një mori çështjesh kur dha konferencën e tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atij iu bënë pyetje mbi çështje që variojnë që nga imigracioni, politika e jashtme, si dhe planet e tij për zgjedhjet e vitit 2024.

Ai gjithashtu dha azhurnime mbi përgjigjen e administratës së tij ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19, shpërndarjen e vaksinave dhe ekonominë.


Ndryshe, deri të enjten, Biden kishte ndërvepruar kryesisht me mediat duke bërë intervista për lajmet dhe shkurtimisht duke iu përgjigjur pyetjeve pas paraqitjeve publike.

Këtu janë disa nga çështjet kryesore për nga konferenca e parë e shtypit e Biden:

Biden planifikon të kandidojë përsëri në vitin 2024

Presidenti njoftoi se ai pret të kandidojë përsëri në vitin 2024, bashkë me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Përgjigja është po, plani im është të kandidoj për rizgjedhje. Kjo është pritja ime”, tha Biden, përpara se të shtonte se nuk mund ta dijë me siguri. “Unë jam një respektues i shkëlqyeshëm i fatit”.

Biden rrit numrin e synuar të vaksinimit në 100 ditët e para

Në fillim të konferencës, Biden vendosi një qëllim të ri të Shteteve të Bashkuara duke thënë që pritet të administrojnë 200 milionë doza vaksinash COVID-19 deri në ditën e tij të 100-të në detyrë.

Fillimisht, presidenti planifikoi që vendi të arrinte 100 milionë vaksina brenda këtij harku kohor, por vendi e tejkaloi atë moment të rëndësishëm javën e kaluar.

Ndryshe, SHBA ka administruar mbi 133 milionë doza vaksinash deri të enjten, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Afërsisht 2.5 milion doza administrohen në ditë, njoftoi The New York Times.

Dhe me këtë ritëm, Biden është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e tij të ri deri më 30 prill, ditën e 100-të të tij në detyrë.

Biden reagon ndaj rritjes së migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë

Presidenti u përball me disa pyetje rreth rritjes së fundit të numrit të fëmijëve të pashoqëruar në kufirin jugor.

Ai pretendoi se rritja nuk është për shkak se ai mund të konsiderohet më mikpritës për emigrantët sesa ish-Presidenti Donald Trump, por për shkak të motit.

Biden fajësoi gjithashtu politikat e ashpra të imigracionit të imponuara nga Trump dhe kushtet e tmerrshme të jetesës në vendet e origjinës nga të cilët njerëzit po ikin.

“Më pëlqen të mendoj se është sepse unë jam një djalë i mirë, por nuk është kështu, ka ndodhur çdo vit”, ka thënë Biden.

Biden tha se ai ‘nuk mund të shoh’ që trupat amerikane të jenë në Afganistan vitin e ardhshëm

Gazetarët i bënë presion presidentit rreth asaj nëse administrata do të përmbushte afatin e 1 majit që Biden kishte vendosur si një kandidat për të tërhequr trupat e SHBA-së nga Afganistani.

“Ne do të largohemi”, tha Biden. “Çështja mbetëm vetme se kur do të largohemi”.

Ndërsa i pyetur nëse ai priste që trupat amerikane të ishin në Afganistan vitin e ardhshëm, ai tha, “Unë nuk mund ta imagjinoj këtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori