LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia publike e shteteve të vogla dhe të reja

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha shtetet, qoftë të mëdha ose të vogla, me traditë të gjatë shtetërore apo të sapokrijuara, konsiderohen si plotësisht të barabarta në marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, kjo barazi shprehet kryesisht në aspektet formale e protokollare në marrëdhëniet mes tyre. Kur është në pyetje pozita reale e një shteti në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aftësia e tij për të realizuar interesat e jashtme, burime të fuqisë si madhësia, pozita gjeografike, resurset ekonomike, fuqia ushtarake apo kultura… janë përcaktuese. Edhe tradita e gjatë shtetërore është përparësi e madhe. Zotërimi në masë të kufizuar i këtyre dhe burimeve tjera të fuqisë, nga ana e shteteve të vogla dhe të reja ka ndikim të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe zbatimin e politikës së jashtme. Diplomacia, edhe diplomacia publike, ndikohen domosdoshmërisht nga këto rrethana.

Nëse një shtet është njëkohësisht shtet i vogël edhe shtet i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, politika e tij e jashtme kërkon shumë përpjekje për të pasur sukses. Për një shtet të ri, një prej interesave kryesore në politikën e jashtme është njohja e tij nga shtetet tjera, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe krijimi i një imazhi sa më pozitiv tek opinioni publik ndërkombëtar.


Me gjithë mundësitë e kufizuara shtetet e vogla e të reja, mund të realizojnë këto synime dhe të gjejnë vendin e tyre në marrëdhënie ndërkombëtare, sidomos nëse janë të afta të përcaktojnë dhe të realizojnë ndonjë pozicion specifik të tyre në kuadër të rrethanave ndërkombëtare. Në kësi situate, diplomacia publike efektive paraqet një mbështetje të madhe për realizimin e interesave të jashtme të shtetit.

Një nga veçoritë e diplomacisë publike të shteteve të vogla është se ato duhet të përqendrohen në aktivitete që synojnë tërheqjen e vëmendjes së publikut ndërkombëtar. Kjo nuk arrihet lehtë. Kjo është edhe më e vështirë për shtete të vogla, të cilat janë njëkohësisht edhe shtete te reja. Në situatë të ngjashme gjendet edhe Kosova. Shtetet e vogla ndeshen pothuajse gjithmonë me problemin e mosnjohjes së tyre nga opinioni publik ndërkombëtar. Vetëm në situata krizash apo skandalesh ato atë zënë vend në lajmet ndërkombëtare.

Studiuesi dhe diplomati slloven, Ernst Pertiç, shpjegon se pikërisht shtetet e vogla dhe të reja mund të jenë nismëtarë apo faktorë të rëndësishëm edhe në rregullimin e çështjeve globale, pasi që ato vet janë të pangarkuara me interesa globale dhe rajonale dhe me traditë (e jo autoritet) imperialiste, kolonialiste, dhe me traditë të shtetit të madh që shpesh shkakton rezistencë të arsyeshme apo të paarsyeshme, mosbesim e madje edhe frikë.

Një tjetër veçori e diplomacisë publike të shteteve të vogla është se ato duhet të fokusohen kryesisht në çështje që janë interes i përbashkët si paqebërja apo mbrojtja e ambientit. Diplomacia publike e shteteve të vogla është më e prirë të bashkëpunojë me organizata ndërkombëtare joqeveritare në aktivitete të përbashkëta. Edhe projektet e përbashkëta të diplomacisë publike mes disa vendeve të vogla janë atraktive dhe me më shumë gjasa për të arritur sukses. Shtetet e vogla nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të ndërtuar mekanizma të mëdha dhe të kushtueshme për diplomacinë publike. Ato doemos duhet të fokusohen vetëm në një ose disa fusha të veçanta, në të cilat mund të punojnë intensivisht.

Kjo formë e diplomacisë është e njohur si “niche diplomacy”, nocion i cili filloi të përdorej nga Gareth Evans, atëherë ministër i jashtëm i Australisë, dhe studiuesi kanadez Andrew F. Cooper. Për Evansin ky nocion ka nënkuptuar në mënyrë esenciale specializimin. Ai ka sugjeruar përqendrimin e burimeve në fusha specifike në të cilat ka më së shumti mundësi të gjenerohen kompensime të vlefshme, sesa të provohet për të mbuluar të gjitha fushat. Ky nocion përshkruan avantazhin që një shtet e meriton, ose e ka, për shkak të situatës së tij të favorshme, kompetencave të veçanta ose produkteve unike, kur ky avantazh është pak a shumë i përhershëm.

Ky avantazh mund të jetë për shkak të pozitës së veçantë gjeografike të një vendi, apo për shkak të trashëgimisë së veçantë, siç është rasti me Norvegjinë e cila administron ndarjen e çmimeve Nobel. Alan K. Henrikson shpjegon se një tjetër burim i këtij avantazhi mund të jetë konsensusi i pranuar gjerësisht rreth përkushtimit të veçantë të një vendi ndaj një çështjeje me interes publik, pavarësisht interesave politike, siç është përkushtimi dhe përfshirja aktive e Kanadasë dhe Norvegjisë për paqeruajtjen ndërkombëtare.

Për të menaxhuar me sukses një diplomaci publike efektive, për një shtet të vogël e të ri në marrëdhënie ndërkombëtare, është e domosdoshme të përcaktohen objektiva specifike, dhe resurset në dispozicion të përdoren në mënyrë te ekonomizuar për realizimin e atyre objektivave.

Në trend

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori