LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Vizita e Merkelit tregon nivelin e lartë të marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Dimitrov: Vizita e Merkelit tregon nivelin e lartë të marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Situata politike në Republikën e Maqedonisë, me theks në aktivitetet e ardhshme lidhur me zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, agjendën e reformave të BE-së dhe NATO-s, si dhe kontributin e Maqedonisë në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, janë temat të cilat ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i debatoi para Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestagun Gjerman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov, theksoi se Maqedonia është e vendosur të ketë sukses dhe vlerësoi se në takimin e ardhshëm së bashku do të festojnë hapjen e negociatave me BE-në.

Ministri Dimitrov realizoi takim me Jan Hecker, këshilltarin e politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, ku u theksua për bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve dhe u theksua se realizimi i reformave në Republikën e Maqedonisë është kryesisht për të mirën e vet qytetarëve dhe transformimin e vendit në një demokraci të besueshme evropiane. U konfirmua bashkërisht se vizita historike e Kancelares Merkel më 8 shtator është dëshmi e nivelit jashtëzakonisht të lartë të marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë.


“Vizita në Berlin, Dimitrov gjithashtu e shfrytëzoi edhe për takime të ndara me drejtorin menaxhues të Fondacionit Friedrich Ebert, Roland Schmidt dhe zv. drejtorin për Bashkëpunimin Evropian dhe Ndërkombëtar në Fondacionin Konrad Adenauer, Frank Priss. Në takimet Dimitrov falënderoi bashkëbiseduesit për aktivitetet dy dekadash të të dy fondacioneve në Republikën e Maqedonisë dhe kontributin e tyre në transformimin politik dhe socioekonomike të shoqërisë në Maqedoni”, njoftojn nga MPJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori