LAJMI I FUNDIT:

Dikur i quante popull gjenocidal, Erdogan sot përmirëson marrëdhëniet me hebrenjtë

Dikur i quante popull gjenocidal, Erdogan sot përmirëson marrëdhëniet me hebrenjtë

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan u takua me përfaqësues të komunitetit hebre turk në Ankara për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë, të cilat ishin ftohur pasi i pari i shteti turk, izraelitët i kishte cilësuar si shtet gjenocidal.

Erdogan priti rabinët turq në Ankara, si dhe anëtarët e Aleancës së Rabinëve në Shtetet Islamike, dhe gjatë takimit delegacionet diskutuan çështje të shumta, duke përfshirë antisemitizmin, por edhe armiqësinë ndaj Islamit.

Presidenti turk tha se megjithëse ka disa dallime mes politikave turke dhe izraelite, veçanërisht në kontekstin e Palestinës, marrëdhëniet me Izraelin në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit po përmirësohen vit pas viti.


“Marrëdhëniet Turqi-Izrael janë jetike për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ne jemi gati të përmirësojmë marrëdhëniet tona”, tha Erdogan.

Ky i fundit njoftoi gjithashtu kohët e fundit mundësinë e zhvillimit të marrëdhënieve më pozitive me Izraelin. Si një nga kushtet për këtë, Erdogan theksoi se Izraeli duhet të tregojë një politikë “më të ndjeshme” ndaj palestinezëve.

Bisedimet me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrin izraelit Naftali Bennett pasuan si një shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve.

Gjatë bisedimeve, kryeministri izraelit falënderoi Erdoganin për rolin në lirimin e çiftit izraelit që u arrestua në Stamboll me dyshimin për aktivitete spiunazhi.

Ndryshe, Erdogan në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër, Izraelin e kishte cilësuar shtet gjenocidal pas një fjalosje verbale me ish-presidentin izraelit, Shimon Peres. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Kalo në kategori