LAJMI I FUNDIT:

“Dialogu Kosovë-Serbi, të ndiqet shembulli i Marrëveshjes së Prespës”

“Dialogu Kosovë-Serbi, të ndiqet shembulli i Marrëveshjes së Prespës”

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut dhe i Grupit për miqësi me SHBA, Artan Grubi, është takuar në Uashington me senatorin Ron Johnson nga Komisioni për politikë të jashtme në Senatin amerikan, drejtues i nënkomisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal mbi sigurinë.

Grubi dhe Johnson këmbyen mendime për procesin e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit, reformat në drejtësi, si dhe mbi dialogun Kosovë – Serbi.

Senatori Johnson foli rreth procedurës së miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO dhe shprehu mbështetjen e plotë për ta pritur Maqedoninë Veriore si anëtar i 30 i Aleancës Veri-atlantike, si dhe rreth përpjekjeve intensive amerikane për ta ndihmuar marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.


Grubi dhe Johnson në veçanti diskutuan mbi dialogun Kosovë – Serbi duke u pajtuar që shembulli i Marrëveshjes së Prespës duhet të ndiqet nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.

Në Kongresin amerikan, Grubi gjithashtu mori pjesë në lutjet javore si mysafirë ku edhe takoi mbi 10 kongresistë amerikanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori