LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, Bregu: Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule

Dialogu Kosovë-Serbi, Bregu: Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule

“Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule” në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kështu u shpreh sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, Majlinda Bregu, pas përfundimit të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

“Secili nga vendet e rajonit të drejtën e shprehjes dhe për këtë arsye takimet zhvillohen me dyer të mbyllura. Nuk pres askush një situatë fushë me lule sot për sot. Askush nuk priste në ministerial dhe askush nuk mund të diktojë fjalët që do të thotë ministri i një vendi tjetër”.

Pavarësisht konfliktit Kosovë-Serbi, Bregu nuk mohon edhe progresin në rajon.  Në intervistën me Merita Hakjan ajo tha se rajoni është përpjekur të dalë nga klisheja e konfliktit.


Ne nuk i fshihemi asaj që ka ndodhur kohët e fundit në rajon. Nuk është në situatë ku shpërndajmë vetëm lajme të mira. Konfliktet që rindizen herë pas here mes Kosovës e Serbisë askush nuk e mohon që vëmendja është aty ku ka situatë të nxehtë konflikti dhe aty duhet të jetë përpjekja kryesore. Ka konflikte të pazgjidhura, ka histori që një pjesë të rajonit i ka lënë në dhimbje si Kosova e Bosnjë Hercegovina, por ka edhe ngjarje të tjera është një rajon që është munduar të dalë nga klisheja e konflikti për të bërë progres”.

Gjatë intervistës Bregu foli për atë që pritet nga Samitit i Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet në 16 tetor dhe marrëveshjet e tjera që do të nënshkruhen.

“Procesi i Berlinit lindi me idenë që t’i japin mundësi vendeve të rajonit që të nxisin tregun e përbashkët rajonal që njihet si tregu i vetëm evropian. Këto ngjashmëri për t’i dhënë mundësi rajonit, që nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve mes biznesit e lehtësirave të bëhet e pamundur kthimi i konfliktit. Procesi ku është rënë dakord që të 6 vendet të ecin së bashku përpara. Gjatë këtij viti u angazhuam në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara vjet si ajo e njohjes së profesioneve lëvizja me kartë identiteti dhe të tjera. Sot 4 prej ekonomive të rajonit i kanë miratuar këto marrëveshje Kosova e para, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Mali i zi pret ende parlamentin, Bosnja ka ratifikuar dy nga marrëveshjet. Për samitin e radhës angazhimi ynë është të vijojmë me marrëveshjen e njohjes së profesioneve një grup prej 7 profesionesh, mamitë dentistët, inxhinierët veterinerët”.

Ajo foli edhe për procesin e integrimit dhe për situatën më të fundit politike në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori