Modelja e njohur Dhurata Lipovica ka qenë temë e mediave së fundmi, kjo pasi lajmi për ndërprerjen e karrierës së saj si modele ka qenë i befasishëm për shumicën prej fansave.
Ajo kishte publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, teksa ka lënë edhe një mesazh krahas saj “A do të jetë kjo performanca ime e fundit përgjithnjë?”, gjë që menjëherë la të kuptohet se po mendon t’i jap fund karrierës në fushën e modelingut.
Në një bisedë për Telegrafin, modelja e njohur ka sqaruar se lajmi për largimin e saj është i vërtetë pjesërisht, pasi ajo ka ndërprerë këtë aktivitet për momentin, nga që janë bërë tashmë disa vite punë intensive në këtë drejtim dhe mendon të zhvendosë vëmendjen diku tjetër.
“Në tetor të vitit 2016 janë bërë fiks 10 vite që nga përzgjedhja ime si supermodele. Që nga ajo ditë unë edhe pse kam pasur obligime të shumta si grua, si nënë e dy fëmijëve, unë nuk kam ndaluar së zhvilluari karrierën apo më mirë të them pasionin tim për modelizmin. Mendoj që vjen një kohë kur kërkon më shumë nga vetja dhe patjetër që do të jap shumë më shumë nga vetja, por këtë do ta jap në një forme tjetër, që është përmes agjensionit tim ‘Model MNG'”, ka thënë ajo.
E pyetur se pse ka vendosur të marrë kaq papritur një vendim të tillë, Dhurata më tej tregon se nuk e ka menduar përfunimisht largimin prej pasarelave.
“Nuk është se kam marrë ndonjë vendim definitiv, por jam duke e konsideruar që të largohem nga aktivitetet e modës që më përfshijnë mua si person. Angazhimet e shumta në jetën personale, angazhimi i ri si moderatore në televizion, angazhimi në agjension dhe projekte të tjera në njëfarë mënyre po ma inponon të tërhiqem ngadalë për të ju lënë hapësirë edhe obligimeve të tjera”.
Modelja e njohur gjithashtu ka treguar edhe për aktitivitetet tjera me të cilat merren, e që disa prej tyre janë edhe me bashkëshortin e saj, si prezantimi në televizion.
“Momentalisht jam shumë e ngarkuar me punë. Tash e pesë vite punoj në një projekt që ka të bëjë me Shëndetësi, ndërsa së fundmi kam filluar të punoj në televizionin ‘Tribuna Channel’ ku së bashku me bashkëshortin, aktorin Fisnik Ademi, e drejtojmë një emision për kuzhinë i cili quhet ‘Si n’Shpi’. Për të mos harruar edhe agjensionin ‘Model MNG’ nga unë, i cili shumë shpejt do të sjell risi në fushën e modes”, ka përfunduar Dhurata. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës