LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje mbush burgjet e Shqipërisë (Video)

Dhuna në familje mbush burgjet e Shqipërisë (Video)

Dhuna në familje vazhdon të shënojë shifrat më të larta të veprave penale që regjistrohen në rrethin e Tiranës.

Këtë fakt e konfirmojnë statistikat zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit. Sipas këtyre të dhënave, gjatë këtij viti në këtë gjykatë janë regjistruar plot 414 çështje penale me objekt gjykimi dhunën në familje.

Ky fenomen shënon edhe numrin më të madh të çështjeve të gjykuara në gjykatën e Tiranës. Edhe vitin e kaluar dhuna në familje kryesonte me numrin më të lartë të çështjeve të gjykuara, me 501 të tilla.


Me këto shifra dhuna në familje ka tejkaluar edhe numrin e çështjeve që i përkasin vjedhjeve, të cilat për vite me radhë shënonin numrin më të lartë të çështjeve të gjykuara në gjykatë.

Përveç dhunës në familje, veprat e tjera penale që kanë shënuar numër të lartë çështjesh janë vjedhjet me 365 çështje të ndjekura nga mashtrimet në sigurime dhe prodhimi i narkotikëve.

Ndërkohë, nga kundërvajtjet penale që janë gjykuar në Gjykatën e Tiranës, numrin më të madh e zënë ato për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt me 950 çështje të regjistruara.

Këto të dhëna tregojnë se masat shtrënguese veçanërisht për dy fenomenet më shqetësues që është dhuna në familje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, përveç dënimit të personave përgjegjës nuk kanë sjellë ulje të rasteve. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori