0Shares

Devolli Group, të enjten në kuadër të strategjisë së vet për përgjegjësi shoqërore të korporatave ka dhuruar një banesë në Fushë Kosovë për një familje kosovare e cila ka jetuar në kushte jashtëzakonisht të këqija.

Kjo përkrahje është vazhdimësi e aktiviteteve të Devolli Group, të cilët tanimë çdo vit dhurojnë shtëpi apo banesë për familje të rrezikuara para Fitër Bajramit. Banesa ka 70m2 metra katrorë dhe është e mobiluar në mënyrë të plotë.

Devolli Group vitin e kaluar ka dhuruar 4 shtëpi në Pejë ndërsa një vit më parë ka dhuruar shtëpi në qytetin e Mitrovicës. Aktiviteti do të vazhdojë edhe viteve të tjera, ku Devolli Group do të bëjë donacionin tanimë tradicional në një komunë tjetër të Kosovës.

Familja e përzgjedhur ka 4 anëtarë. Familja ka kryefamiljaren, Hajdari, fëmiu më i madh është tetë vjeç, ndërsa nëna ka edhe 2 fëmijë të tjerë 5 dhe 2 vjeç. Kryefamiljari ka ndërruar jetë.

Përzgjedhja është bërë pas raportimeve në media për këtë familje, gjë të cilin Devolli Group e ka përcjellë dhe ka vendosur që të intervenojë me dhurimin e një banese. “Dhurimi i kulmit mbi kokë është akt bamirësie të cilin kompania e bënë me shumë dëshirë. Për këtë arsye këto aktivitete do t’i vazhdojmë edhe në vitet tjera siç e kemi bërë deri tash”, ka thënë Blerim Devolli pronar i kompanisë Devolli Group.

Në kuadër të strategjisë së përgjegjësisë sociale korporative Devolli Group vazhdon me dhurimin e shtëpive duke i gëzuar familjet me rastin e ardhjes së Fitër Bajramit, vit pas viti. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)