LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bank raporton humbje tremujore prej 4,8 miliardë $

Deutsche Bank raporton humbje tremujore prej 4,8 miliardë $

Banka udhëheqëse gjermane "Deutsche Bank" sot publikoi se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka realizuar humbje prej 4,8 miliardë dollarëve.

Humbja e këtillë është reflektim i plasmaneve të këqija dhe provizioneve për kreditë e këqija, thuhet në kumtesën e bankës.

Aksionet e "Deutsche Bank" realizuan rënie ditore prej 8,3 për qind të bursës në Frankfurt duke arritur 22,86 euro për një aksion.