Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për Paketën më të madhe Financiare në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19. Kompromisi u arrit në orët e mëngjesit të së martës pas një samiti maratonë katër ditor.
Në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të pandemisë, shtetet e BE-së janë pajtuar për paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar ndonjëherë nga blloku.
Ishte kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel që e bëri të ditur lajmin të martën herët. E gjithë paketa arrin shifrën e 1.8 trilion eurove, prej tyre rreth 1.1 euro janë planifikuar për buxhetin shtatëvjeçar të BE dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve.
Më dixhitalë dhe më ekologjikë
Me paketën financiare, Bashkimi Evropian synon të luftojë i bashkuar rënien historike ekonomike dhe të ruajë tregun e brendshëm në BE. Në të njëjtën kohë synohet të investohet më shumë në ekonominë dixhitale dhe ekologjike. Për këtë janë marrë për herë të parë në masë të madhe borxhe nga BE, paratë do të shpërndahen kurse borxhet do të shlyhen së bashku.
Kompromis për fondet e COVID-19
Të hënën u zgjidhën pas diskutimesh të shumta dy nga pikat kyçe të paketës. Së pari u arrit një kompromis për programin e Coronavirusit që hapi rrugën për ujdinë finale. Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda pranuan marrjen e borxheve të përbashkëta dhe që fondet të shkojnë në formë grantesh tek shtetet e BE.
Nga ana tjetër Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja janë pajtuar që shuma e programit në formë grantesh të reduktohet, nga 500 miliardë në 390 miliardë euro. Ky ishte një element i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes financiare.
Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda – të vetëshpallurit “katër kursimtaret” – të mbështetur dhe nga Finlanda kishin kërkuar që vendeve në nevojë si Italia apo Spanja t’u jepen kredi dhe jo ndihma financiare që nuk ka nevojë të shlyhen. Për të arritur një kompromis në samit u ra dakord që shuma e ndihmave financiare të ulet dhe të jepen më tepër para në formë kredie.
Si problematike janë parë planet e Komisionit që BE-ja të marrë për herë të parë hua shuma të mëdha për programin stimulues të ekonomisë dhe për investimet. Disa nga vendet anëtarë kanë frike se marrja e një huaje dhe një borxh i përbashkët do t’i rëndojë edhe më tepër taksapaguesit e vendeve të tyre. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025